LAJMI I FUNDIT:

Opozita kryesore në Turqi mund të kërkojë rinumërimin e deri në 60 për qind të votave

Opozita kryesore në Turqi mund të kërkojë rinumërimin e deri në 60 për qind të votave

Derisa po vjen fundi i numërimit të votave të referendumit për ndryshimet kushtetuese në Turqi, partia kryesore opozitare ka dhënë sinjale se do t’i kontestojnë rezultatet e këtij referendumi.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, partia kryesore opozitare e Turqisë, CHP, kanë njoftuar se do të kontestojnë vlefshmërinë e 60 për qind të votave, pas njoftimeve të pakonfirmuara të numrit të madh të votave pa pulla zyrtare.