Me gjithë kritikat e opozitës, Komisioni parlamentar për Ekonomi ka miratuar të hënën Projektligjin me katër amendamente shtesë nga Zyra e Bashkimit Evropian për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.
Duke iu përgjigjur vërejtjeve të opozitës, shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila tha se ky Projektligj nuk ka për qëllim çrregullimet në treg, pasi që siç tha ajo është përmbajtësor dhe esencial.
Megjithatë, pa votat e opozitës, Komisioni miratoi Projektligjin për vendosjen e çmimeve tavan në produktet themelore.
“Nga aspekti i përfaqësuesve të pozitës, i bëj thirrje opozitës me shqyrtuar seriozisht këtë Projektligj, sepse nuk ka ardhur si Projektligj i cili ka pasur synimin nga ana e pozitës për të pasur ndonjë ndikim ose me shkaktuar ndonjë çrregullim në treg. E kundërta e saj është që këto çrregullime të cilat vijnë si rrjedhojë e situatave jo stabile ku po ballafaqohemi ne. Është aq përmbajtjesor dhe esencial që nuk po e shoh të arsyeshme që me pasur argumente që shkojnë në kundërshti të mos mbështetjes së këtij projektligji”, theksoi ajo.
Deputeti nga AAK-ja, Pal Lekaj ka dhënë vërejtjet dhe kritikat për këtë Projektligj, i cili sipas tij është antikushtetues. Lekaj po ashtu tha se me kohë ishte dashur që Projektligji në fjalë të harmonizohet me direktivat e Bashkimit Evropian e jo sot.
“Nuk e di pse paraprakisht na e kanë sjellë projektligjin në komision pa u konsultuar me Zyrën e Bashkimit Evropian dhe me marrë komente. Por, si zakonisht ministria përkatëse dhe qeveria më tepër po i ngjanë udhëheqjes në praktikante se sa në njerëz që i njohin ligjet. Kjo po dëshmon edhe sot që Qeverisë iu mungon shumë përvoja dhe na sjellin para akteve që prapë që ligjet dhe nenet të ndryshohen me sugjerimet e Bashkimit Evropian. Për këtë jemi në rregull, por pse nuk ka ndodhur me kohë kjo. Ajo që ne e kemi theksuar, është edhe në kundërshtim me Kushtetutën e vendit, sepse bën diskriminim sa i përket tregut të lirë”, tha Lekaj.
Ndaj deputetit Lekaj, ka reaguar deputeti nga LVV-ja, Driton Hyseni i cili tha se komentet e BE-së kanë qenë të përfshira në Projektligj që nga fillimi.
Megjithatë ai shtoi se komentet shtesë nga Zyra e Bashkimit Evropian vetëm sa e pasurojnë ligjin.
“Ne edhe kur kemi marrë propozimin për Projektligjin në leximin e parë, kemi pasur komentet e BE-së, mirëpo konsideroj që ato komente fillestare që BE ka dhënë për ligjin, kanë qenë të përfshira në Projektligj. Sot kemi të bëjmë me disa komente shtesë të cilat kanë për qëllim një saktësi më të thellë të paragrafëve të ligjit që për ne të gjithëve janë të mirëseardhura, pasi që vetëm sa e pasurojnë ligjin”, tha Hyseni.
Kundër këtij Projektligji u deklarua edhe kryetari i Komisionit nga radhët e PDK-së, Ferat Shala.
Deputeti Shala theksoi se projektligji është në kundërshtim me parimet e tregut të lirë dhe se është antikushtetues.
“Edhe herën e parë dhe tani kam pasur vërejtjet dhe sugjerimet e mija që ligji bie në kundërshtim me parimet e ekonomisë së tregut të lirë dhe me parimet kushtetuese për këtë temë. Duke mos dashur që të bëhem pjesë eventuale e shkeljeve të parimeve kushtetuese, nuk do të marrë pjesë në votim”, theksoi Shala.
Ky Projektligj për vendosjen e çmimeve tavan në produktet themelore, është miratuar në parim në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës dhe është caktuar që me procedura të përshpejtuara, në një seancë të re më 8 nëntor të shqyrtohet në lexim të dytë. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Deklarimi i pasurisë, ja sa zyrtarë publikë pritet të deklarojnë pasurinë sivjet

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës