LAJMI I FUNDIT:

Opozita dhe pozita përplasen për pajisjet mjekësore në Spitalin e Ferizajt

Opozita dhe pozita përplasen për pajisjet mjekësore në Spitalin e Ferizajt

Kuvendi komunal i Ferizajt mbajti sot mbledhjen e dytë brenda këtij muaji, në të cilën u morën disa vendime.

Ndër çështjet që pati diskutime të shumta ishte edhe propozim vendimi për dhurimin e pajisjeve mjekësore nga QKMF për Spitalin e Ferizajt.


Asamblisti i LDK-së, Burim Karameta, kundërshtoi këtë propozim duke e quajtur të kundërligjshëm me ç’ rast edhe propozoi që të hiqet nga rendi i ditës.

“Ky propozim nuk mori mbështetjen e shumicës së anëtarëve të Kuvendit. Me përfundimin e diskutimeve nga anëtarët e Kuvendit, me shumicë votash u kalua edhe kjo pikë e rendit të ditës, sipas propozimit të bërë nga ekzekutivi i komunës”, thuhet në njoftimin e komunës së Ferizajt.

Çështje tjetër që përplasi pozitën dhe opozitën në pjesën e dytë të punimeve të Kuvendit ishte edhe propozimi nga Kryetari i Komunës, gjegjësisht Drejtoria e Urbanizmit dhe Mjedisit, për rishqyrtimin- harmonizimin me dispozitat ligjore të vendimeve të Kuvendit e që kanë të bëjnë me ndërtimin e Spitalit të ri Rajonal të Ferizajt.

Ky propozim mori mbështetjen e shumicës së anëtarëve të Kuvendit.

“Në këtë seancë të Kuvendit u miratua edhe propozim-vendimi për vënien në diskutim publik të draft-rregullores për realizimin e të drejtave të fëmijëve përmes sistemit qeverisës komunal miqësor për fëmijët, destinimi i ngastrës kadastrale 2025-0 ZK Ferizaj, vendimi për shpalljen e interesit të përgjithshëm të pjesës së ngastrës kadastrale 1661-1 ZK Greme, Raporti i Punës për Vitin 2017, si dhe Raporti i Auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore të Komunës së Ferizajt për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2017”, njofton komuna e Ferizajt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Kalo në kategori