Paralajmërimi i krerëve të dy partive me të mëdha, ai i PDK-së, Kadri Veseli dhe i LDK-së, Isa Mustafa, se javën tjetër do të dalë në Kuvend Projektligji për ratifikimin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, nga opozita po shihet si pafuqi e koalicionit qeverisës.
Zyrtarë të partive opozitare paralajmërojnë kundërshtim të ashpër sikurse edhe më herët, në tentim për ta penguar ratifikimin e saj, pasi sipas tyre Kosova po humb territor me këtë marrëveshje.
Ky paralajmërim erdhi pasi dy krerët e dy partive në koalicionin qeverisës, njoftuan se kanë biseduar me zëvendës-ndihmës sekretarin e Shtetit Hoyt Yee, me të cilin janë pajtuar që ratifikimi i kësaj marrëveshje të ndodhë javën që vjen.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, gjatë bisedës telefonike me diplomatin amerikan, i ka thënë atij, se institucionet e Kosovës duhet të marrin vendime të mëdha, pasi në të kundërtën, ato e humbin kuptimin.
“Në këtë drejtim, ata u pajtuan që demarkacioni të procedohet nga Qeveria për miratim në Kuvend javën tjetër”, thuhej në komunikatën e zyrës së Veselit.
Edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i ka shprehur diplomatit amerikan nevojën që sa më shpejt Kosova ta miratojë marrëveshjen për demarkacionin.
“Kryeministri Isa Mustafa dhe zëvendës ndihmës sekretari amerikan, Hoyt Yee, kanë biseduar edhe për procesin e ratifikimit nga Kuvendi i Kosovës të Marrëveshjes për shënjimin e kufirit me Malin e Zi dhe nevojën që kjo marrëveshje të ratifikohet sa më shpejtë, si konfirmim i rrugës evropiane të Kosovës”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.
Por, krejt ndryshe mendojnë partitë parlamentare opozitare në vend. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Driton Çaushi ka rikonfirmuar se këto paralajmërime janë tregim i pafuqisë së kësaj qeverie, derisa masat për ta penguar ratifikimin e saj, sipas tij, do të jenë po të njëjtat.
“E gjithë kjo përfolje për data të ndryshme është dëshmi e pafuqisë dhe veprimeve të pamenduara të qeverisë. Ne natyrisht se do ta kundërshtojmë këtë marrëveshje kurdo që sillet ajo në Kuvend. Ajo nuk është më pak e dëmshme sesa vitin e kaluar dhe argumentet kundërshtuese tashmë janë të njohura”, tha Çaushi për KosovaPress përmes telefonit.
Edhe shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj i ka thënë KosovaPress-it përmes telefonit, se paralajmërimi i koalicionit qeverisës për procedimin e marrëveshjes në Kuvend, janë kundërthënëse dhe fillimi i fundit të kësaj qeverie dhe shkuarjes në zgjedhje.
Madje, Lekaj mendon se projektligji për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin, nuk do të riprocedohet në Kuvend fare, porse edhe nëse shkon, është i bindur se nuk do të kalojë.
“Sa i përket deklarimeve për procedimin e demarkacionit mendoj që është e drejtë e tyre për ta proceduar demarkacionin në Kuvend, por ajo që vlen të theksohet në biseda me gjithë deputetët që nuk kanë lëvizur nga qëndrimi i tyre dhe janë kundër ratifikimit të marrëveshjes për demarkacion. Mendoj që fundi i javës së ardhshme, apo fillimi i javës tjetër vendin do ta çojë në zgjedhje”, theksoi Lekaj.
Shefi i deputetëve të AAK-së, ka shtuar se edhe mocioni i mosbesimit i iniciuar nga Nisma për Kosovën, do të ketë sukses dhe se fundi i javës së ardhshme do të jetë vendimtar për shkuarjen në zgjedhje të parakohshme.
Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi, ishte tërhequr nga seanca plenare vitin e kaluar, meqë sipas arsyetimit të kryeministrit në seancë plenare nuk ishin deputetët e Listës Serbe, derisa opozita insistonte që të dilte në votim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës