Partitë opozitare kanë akuzuar kryeministrin Albin Kurti për ndërhyrje në zgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, tha se në këtë proces të përzgjedhjes së anëtarëve të Bordit të KPMM-së ka ndërhyrje direkte nga ana e kryeministrit.

Ai tha se kryeministri i ka ftuar kandidatët për anëtarë të Bordit të KPMM-s në zyrën e tij ende pa u votuar të njëjtit në Kuvendin e Kosovës.

“Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale është institucion i pavarur, i rregulluar me ligj i dalë nga Kushtetuta e Kosovës dhe i përgjigjet Kuvendit. Në këtë proces kaq të gjatë, me shumë shkelje kemi ndërhyrje direkte të kryeministrit në këtë proces, vetëm sa për informacion, kryeministri pa asnjë bazë ligjore fillon dhe i fton para se ne t’i votojmë anëtarët e propozuar nga ministria në bisedë të caktuar në zyrën e tij, e nganjëherë edhe në zyrën e zëvendësministrit të Financave. Pra, një ndërhyrje dhe një shkelje ligjore, sepse ekzekutivi dhe legjislativi në këtë rast jemi të ndarë dhe ky komision i përgjigjet Kuvendit. Çka kërkon kryeministri të ndërhyjë në këtë proces të hapur dhe të intervistojë kandidatët e propozuar… Nëse dështon procesi atëherë e kemi shumë të qartë që kryeministrit nuk ia kanë plotësuar kërkesat minimale që atij i duhen për këtë proces”, tha Shala.

Reklama
Reklama

Deputeti Shala bëri edhe një kërkesë publike për të gjithë kandidatët, që siç tha ai, të mos bien pre e politikës ditore dhe që të zbatojnë ligjin.

Ndërsa, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, tha se duke parë veprimin e pozitës edhe në procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Bordit të OSHP-së dhe zgjedhjen e një anëtari jo-ekzektutiv të BQK-së, shihet një kapje e ulët e institucioneve.

“Tash jo që po ka një logjikë të ç’kapjes, por një kapje e ulët edhe e cila po lë shije të keqe, po prish edhe raporte edhe me miqtë dhe me partnerët e tjerë. Besoj që mënyra se si e trajtoi këtë kryetari i Komisionit kërkon një sqarim, nëse shumica prapë do të ndërhyjë të prishë këto procese. Nuk po gjykoj, por prapë po them se është vota e fshehtë, atëherë po shihet qartë që njerëzit janë duke u përzgjedhur në bazë të një klasifikimi puro politik”, tha ai.

Reklama
Reklama

Ushtruesja e detyrës së shefes së GP të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, tha se ligji është i qartë se qeveria bën përzgjedhjen e kandidatëve dhe ia sjell Kuvendit për votim.

“Ne në indeks botëror po tregojmë që kemi progres, por në sytë e opozitës nuk po shihet progresi, me keqardhje më duhet të ju them që prapë janë disa indikatorë shumë më të pavarur politikisht që e përcaktojnë punën dhe veprimin edhe të qeverisë edhe të Kuvendit, prandaj procedojmë me votim kryetar, nuk kemi asgjë kundër ajo çka ju prezantuat si procedura të votimit dhe shprehim vullnetin tonë si GP për të zgjedhur anëtarët e Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale”, tha ajo.

Reklama

Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se nëse e shohin veprimin e pozitës edhe në raport me zgjedhjen e një anëtari jo-ekzektutiv të BQK-së dhe emërimin e anëtarëve të bordit të OSHP-së, është tendencë klasike e kapjes së institucioneve.

Reklama

“Këtu është vetëm një emër dhe mbiemër, tendencë klasike e kapjes së institucioneve me një shumicë parlamentare siç e tha kryetarja e GP, është e drejtë e jona politike se e kemi shumicën. Po, është e drejtë e juaj se e keni shumicën, po atëherë dil e thuaj që është e drejtë e jona politike dhe shkojmë eksplicit me direktivat që i marrin si grup parlamentar”, tha ai.

Reklama

Pas debatit deputetët janë duke votuar me votim të fshehtë për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.

Komisioni për ekonomi ka bërë të ditur se Qeveria ka propozuar 15 persona për pesë anëtarë të këtij bordi: Mendim Bojaxhiu, Qamil Suka, Gani Maliqi, Rrezarta Pushkolli-Makolli, Shaqir Rexhepi, Atifete Zuna, Ibush Luzha, Selvete Grajçevci-Pllana, Behgjet Bytyçi, Jahir Gashi, Gani Kastrati, Ibrahim Krasniqi, Behgjet Nimani, Zenel Sejfiu, Bajram Hoxha.

Reklama