Operohet ylli i Interit, ai nuk do të luajë për dy deri në tre muaj

Interi ka njoftuar se Denzel Dumfries i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për dëmtimin në kyçin e këmbës, ndaj pritet të mungojë për dy deri në tre muaj.
Reprezentuesi i Holandës kishte kohë që po përballej me këtë problem në kyçin e këmbës, i cili po zgjaste më shumë sesa pritej për t’u shëruar.
Në një deklaratë zyrtare, Interi konfirmoi se Dumfries iu nënshtrua sot një operacioni për stabilizimin e kyçit të majtë të këmbës në klinikën "Fortius" në Londër.
Ai do të ndjekë një program rehabilitimi gjatë javëve në vijim, por Sky Sport Italia dhe burime të tjera sugjerojnë se kjo do të thotë të paktën dy deri në tre muaj jashtë fushave.
Le condizioni di Denzel Dumfries
I dettagli 👉 https://t.co/DO0JKTOErf pic.twitter.com/qF3FT1zcGy
— Inter ⭐⭐ (@Inter) December 16, 2025
Si pasojë, Interi ka gjasa të rikthehet në tregun e transferimeve në janar për të gjetur një zëvendësues të përshtatshëm, pasi deri tani ka përdorur Luis Henrique ose ka zhvendosur Carlos Augusto në krahun e djathtë.
Kjo situatë ngre gjithashtu pikëpyetje të reja mbi të ardhmen e Dumfries, i cili së fundmi ka ndërruar agjent, një veprim që sugjeron se ai po shtyn drejt një largimi veror, me destinacion të mundshëm Ligën Premier.
Lojtari ka një klauzolë lirimi në kontratën e tij, e cila besohet të jetë rreth 25 milionë euro, megjithëse ajo është e vlefshme vetëm për një periudhë të shkurtër gjatë verës./Telegrafi/










































