LAJMI I FUNDIT:

Operacion i madh Shqipëri-Spanjë kundër drogës: Arrestohen 107 persona, kryesisht shqiptarë

Operacion i madh Shqipëri-Spanjë kundër drogës: Arrestohen 107 persona, kryesisht shqiptarë

Policia shqiptare dhe ajo spanjolle kanë realizuar një operacion të përbashkët kundër trafikimit të lëndëve narkotike, ku janë arrestuar 107 persona, pjesë më e madhe të cilëve shqiptarë, të dyshuar të përfshirë në krimin e organizuar në fushën e drogës.

Gjatë këtij megaoperacioni u kryen kontrolle në 51 ambiente, nga të cilat 23 plantacione/shtëpi bari, u asgjësuan rreth 25 000 bimë narkotike kanabis, u sekuestruan 938 kg boçe kanabisi, një detonator, dy armë zjarri, tri mjete luksoze, një bllokues valësh, 68 760 euro etj.

“Është goditur një grup kriminal, ku shumica e anëtarëve janë shqiptarë. Bëhet fjalë për operacionin e parë të Policisë Spanjolle kundër krimit të organizuar ndërkombëtar”.

'Vice' publikon videon "Brenda kryeqytetit evropian të kanabisit" - Aty ky shqiptarët drejtojnë gjithçka - flasin kultivuesit, trafikuesit dhe policia
Lexo po ashtu 'Vice' publikon videon "Brenda kryeqytetit evropian të kanabisit" - Aty ky shqiptarët drejtojnë gjithçka - flasin kultivuesit, trafikuesit dhe policia

“Në këtë operacion, ka pasur një bashkëpunim mes policive spanjolle, gjermane, shqiptare dhe EUROPOL-it”, tha komisari i Përgjithshëm i Policisë Kombëtare spanjolle, Rafael Perez./tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori