LAJMI I FUNDIT:

Opera e Mozartit me motive shqiptare

Opera e Mozartit me motive shqiptare

Në premierën e operës “Cosi fan tutte” të Mozartit, në Operën e Cyrihut nën regjinë e rusit Kirill Serebrennikow që po mbahet në arrest shtëpiak në Moskë, luan edhe aktori i ri shqiptar, Mentor Bajrami.

Mentori, i ikur nga lufta e fundit në Kosovë, sapo ka përfunduar shkollën e aktrimit në European Film Actor School EFAS në Cyrih.


Operën “Cossi fan tutte”, e cila ndërthur magjinë e muzikës, intrigën dhe mashtrimin dashuror, regjisori rus e sjell me një koncept të ri – me motive krejt shqiptare nga rajoni i Maqedonisë.

“Regjisori rus kishte vizituar Maqedoninë për të sjellë skenografinë, dhe kostumet e realizuara në Cyrih janë tipike shqiptare”, thotë Mentor Bajrami, i lindur në Prishtinë. “Takova një shok të studimeve, i cili më tha se po bëhej një audicion në `Opernhaus`. Aplikova menjëherë online. Temperamenti i shqiptarëve më ka ndihmuar të plotësoj rolin e kërkuar nga komisioni i shfaqjes”.

Para kësaj, ai kishte luajtur në shumë shfaqje dhe për reklama. Ndërsa, kishte bërë edhe video satirike në Youtube, të cilat i sollën famë të papritur në Zvicër. /albinfo/