LAJMI I FUNDIT:

OPEC dhe aleatët do të ulin prodhimin e naftës për 500 mijë fuçi në ditë

OPEC dhe aleatët do të ulin prodhimin e naftës për 500 mijë fuçi në ditë

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe aleatët e saj janë pajtuar që të ulin prodhimtarinë e përbashkët të naftës së papërpunuar për 500 mijë fuçi shtesë në ditë për tremujorin e parë të vitit 2020.

Ulja shtesë e prodhimtarisë së naftës do të zbatohet nga 1 janari i vitit 2020 dhe do t’i shtohet marrëveshjes aktuale të prodhimit të naftës.


I quajtur OPEC+, grupacioni i shteteve të OPEC-ut i udhëhequr nga Arabia Saudite dhe shtetet jashtë OPEC-ut të udhëhequra nga Rusia, në dhjetor të vitit 2018 u pajtuan që të ulin prodhimtarinë e përbashkët të naftës për 1.2 milionë fuçi në ditë deri në qershor të vitit 2019 dhe më pas e vazhduan këtë marrëveshje deri në fund të muajit mars të vitit 2020, raporton AA.

“Arabia Saudite do të marrë përsipër pjesën më të madhe të barrës të shkurtesës prej 500 mijë fuçi në ditë duke ulur prodhimin e saj individual me 167 mijë fuçi në ditë”, tha ministri i Energjisë, princi Abdulaziz bin Salman, para përfaqësuesve të medieve pas takimit treorësh të grupacionit OPEC+ në Vjenë.

Ai shtoi se Arabia Saudite në bazë vullnetare gjithashtu do të ulë prodhimtarinë e naftës së papërpunuar për 400 mijë fuçi në ditë, që do të çojë sasinë e përgjithshme në 2,1 milionë fuçi në ditë nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

Ministrat thanë se ky shkurtim do të rishikohet në fillim të muajit mars të vitit të ardhshëm, duke u bazuar në kushtet e tregut dhe çmimet e naftës.

Pas vendimit të shkurtimit shtesë të vendeve nga OPEC+, çmimet e naftës së papërpunuar u rritën në tregun botëror të naftës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Nisin punimet për ndërtimin e Unazës Qendrore të Prishtinës, kostoja e projektit 3.3 milionë euro

Nisin punimet për ndërtimin e Unazës Qendrore të Prishtinës, kostoja e projektit 3.3 milionë euro

Ekonomi
Kalo në kategori