LAJMI I FUNDIT:

OnePlus bashkon Hydrogen me Oxygen OS

OnePlus bashkon Hydrogen me Oxygen OS

OnePlus ka njoftuar se do të bashkojë sistemet operative të saj Oxygen OS dhe Hydrogen OS në një sistem të vetëm operativ.

Hydrogen OS ka qenë sistem funksional vetëm në Kinë ndërsa Oxygen OS për pjesën tjetër të botës.
Të dy sistemet do të kombinohen për të krijuar një sistem të vetëm i cili do të jetë më i shpejtë në instalimin e përditësimeve.


OnePlus është duke shpresuar se kjo lëvizje do t’i mundësojë kompanisë të jap përditësime më të shpejta dhe përmirësim më efikas të problemeve pasi që dy ekipet do të kombinohen në një ekip të vetëm.
Sistemi më i fundit i kompanisë, Oxygen OS 3.5 tashmë ka disa tipare që janë zhvilluar nga të dy ekipet.