Super Sfida ka një shikueshmëri të lartë edhe nga kategoria e fëmijëve andaj kjo e diele është një dhuratë për fëmijët që do do të garojnë në shou fëmijzët nga Shkupi kundër fëmijëve nga Prishtina, një gëzim i madh për fëmijët kur në ekran shfaqet Junior Sfida.

Kur filloi ky shou, askush s'e kishte menduar se edhe fëmijët do ta pëlqejnë këtë shou por ndodhi një fenomen i papritur dhe tani mund të themi se është bërë një shou familjar që ka shikues nga të gjitha kategoritë, nga më të vegjlit e deri më të moshuarit, për secilin shikues ka diçka tërheqëse në këtë shou, kësaj radhe emisionin do ta moderojë edhe vogëlushi simpatik, Omer Rexhepi.


SUPER SFIDA JUNIOR Shkupi vs Prishtina 63

Omeri një figurë shumë interesante e televizionit, talenti i tij u zbulua kur ishte 3 vjeçar qysh atëherë filloi të xhirojë reklama për "Fifty Fity" dhe "Milionerin", pastaj kur i bëri 4 vjet moderoi për herë të parë

"Junior Sfida" që i la gojë hapur shikuesit, Omeri është pjesë edhe e disa reklamave të produkteve të ndryshme.

"Junior Sfida" pra edhe për fëmijët do të jetë garë e njëjtë por mund te ketë ndonjë lojë ndryshe nga të rriturit dhe do të jetë një garë vetëm për këtë diele, jo pjesë e kampionatit. /Telegrafi/