‘Plisat’ në një ceremoni sportive të mbajtur në Duplex, kanë bërë përzgjedhjen e laureatëve më të mirë për vitin që po shkon.
Në një konkurrencën mjaft të fortë ‘Plisat’ sportistin më të mirë për vitin 2013 e kanë shpallur super-hendbollistin e Prishtinës, Oliton Beshirin, i cili shkëlqeu gjatë tërë edicionit dhe ishte i pandalshëm për cdo skuadër kundërshtare.

Ndërkohë, epiteti i punëtorit sportiv i ka takuar presidentit të Sigal Prishtinës, Blerand Stavilecit.


Trajneri më i mirë është zgjedhur Afrim Tovërlani. Futbollisti më i mirë është shpall portieri Kushtrim Mushica, kurse basketbollisti më i mirë i Prishtinës, është zgjedhur ikona prishtinase, Edmond Azemi.
Ja më të mirët për vitin 2013:

Sportisti i vitit: Oliton Beshiri.
Punëtori sportiv: Blerand Stavileci
Trajneri më i mirë: Afrim Tovërlani
Futbollisti më i mirë: Kushtrim Mushica
Basketbollisti më i mirë: Edmond Azemi
Basketbollistja më e mirë: Irma Konjusha
Hendbollisti më i mirë: Oltion Beshiri
Hendbollistja më e mirë: Edra Bregovina
Futbollisti më i mirë i ri: Lorik Aliu
Volejbollistja më e mirë: Shqipe Kçiku
Basketbollisti i ri më i mirë: Lorik Kllokoqi
Volejbollisti i ri më i miri: Jon Kajtazi.  

telegrafi sport app