LAJMI I FUNDIT:

Olivia Culpo rrëfen për përmballjen me çrregullimin e endometriozës: Ç’duhet të dini

Olivia Culpo rrëfen për përmballjen me çrregullimin e endometriozës: Ç’duhet të dini

Olivia Culpo zbuloi së fundmi një betejë personale shëndetësore

Përmes disa postimeve në Instagram (via Page Six), Miss Universe 2012 tregoi për përballjen me endometriozën, një çrregullim i dhimbshëm që konsiston në rritjen e indeve jashtë mitrës.

“Nuk kam folur kurrë publikisht në lidhje me këtë, por kam endometriozë, e cila njihet edhe si periodat e dhimbshme. Nuk është për të qeshur. Është shumë e dhimbshme. Ekziston mundësia e një ndërhyrjeje kirurgjikale, por nuk dua ta bëj, [ndërkohë] përdor shumë kompresa të ngrohta, pi shumë ujë dhe shumë Midol (ilaç).”

Olivia theksoi se të gjithë vajzat duhet “të bëjnë kërkime për shëndetin dhe tyre dhe të kujdesen siç duhet”.

“Nëse keni perioda të dhimbshme dhe nuk diagnostikoheni me endometriozë, informohuni, sepse edhe në rast se nuk keni këtë, mund të keni probleme të tjera.”

Endometrioza është një sëmundje e uterusit që konsiston në veshje uterine në zona të tjera të trupit përveç uterusit. Veshja uterine mund të përhapet në vezore, tubat fallopianë, zorrë, madje dhe stomak.

Mjekët dhe profesorët e shëndetit riprodhues thonë se dhimbjet e periodave dhembin po aq sa një atak kardiak dhe se është një gjendje që duhet trajtuar dhe zgjidhur si çdo gjë tjetër në mjekësi.

Simptoma të endometriozës:

Simptoma të zakonta

▪ Perioda të dhimbshme dhe të bollshme
▪ Dhimbje abdominale, në pelvis ose bel
▪ Dhimbje gjatë dhe pas seksit
▪ Gjakderdhje mes periodave
▪ Vështirësi në ngjizje
▪ Dhimbje mes legenit dhe kofshëve

Simptoma më pak të zakonta

▪ Lodhje dhe rraskapitje
▪ Vështirësi në jashtëqitje
▪ Gjakderdhje nga rektumi
▪ Kollë me gjak

Ajo që njohin shumica e njerëzve është kisti dermoid, i cili përbëhet nga qeliza të lëkurës dhe përmban flokë, dhëmbë ose qelb. Kistet endometriale, të quajtura endometrioma, shpesh quhen kiste çokollatë.

Këta lloje kistesh janë më të shpeshtë te gratë që kanë veshje uterine në vezore dhe janë të dhimbshëm.

Edhe pse shumë kiste nuk shkaktojnë simptoma, të tjerë mund të shkaktojnë dhimbje në fund të kurrizit, vështirësi në urinim, çrregullim cikli, të vjella dhe marrje mendsh.

Këto simptoma zhduken, në momentin që kisti zhduket vetiu. Në rastin e kisteve dermoide, mund të mos i vini re pa bërë një skaner dhe me kalimin e kohës mund të ketë komplikacione.

Kistet endometriale nga ana tjetër dallohen më lehtësisht, pasi janë të lidhur me endometriozën dhe shkaktojnë perioda të dhimbshme. Nëse nuk trajtohet, ky lloj kisti mund të shkaktojë infertilitet dhe dhimbje kronike të legenit.

Endometrioza mund të shfaqet që në ciklin e parë menstrual, gjë që mund ta bëjë personin e prekur të mendojë se niveli aq i lartë i dhimbjes, është diçka normale. Një tjetër arsye përse një person mund të mos i identifikojë simptomat e endometriozës, është sepse ato janë ciklike, pra ndodhin në të njëjtën kohë me ciklin menstrual.

Për realizimin e artikullit u përdorën pjesërisht materiale nga Healthline, Net Doctor, Anabel, Marie Claire dhe Telegraph