LAJMI I FUNDIT:

Oliver Spasovski thotë se po thyhen stereotipat në njësitin “Tigrat”

Oliver Spasovski thotë se po thyhen stereotipat në njësitin “Tigrat”

“Kur shkojmë në shtëpi jemi nëna dhe bashkëshorte, kur shkojmë në punë jemi ato që jemi. I thyejmë stereotipat se është profesion tipik i meshkujve. Pa dallim të gjinisë, NJSA Tigrat dhe NJSSH janë sinonim i profesionalizimit, për guxim maksimal dhe i gatshëm të kundërshtojë çfarëdo lloj sfide, pa dallim të gjinisë, me çka është vënë në pikëpyetje siguria e vendit dhe qytetarëve”.

Këtë e publikoi sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në profilin e tij në Facebook.


“Vajza, nëna, bashkëshorte dhe profesioniste ka edhe në Njësitin për Sistemim të Shpejtë – motoja Gjithmonë dhe Kudo vlen për të gjithë njëjtë! I formuar në vitin 2001, NJSSH nuk njeh përkatësi gjinore, por vetëm përkatësi profesionale”, shkroi Spasovski.

Sot, njoftoi ministri i Punëve të Brendshme, njësitet speciale janë sinonim për trajnim sipas standardeve më të larta të cilat i kërkon lufta kundër terrorizmit dhe krimit.

Njësiti Special Antiterrorist Tigrat është formuar në kuadër të MPB-së në vitin 1981. Para 15 viteve e kishte pjesëtaren e parë. Kushtet për qëndrim dhe punë të pjesëtareve, shkruan në Facebook Spasovski, janë përshtatur me nevojat e tyre dhe deri më tani nuk ka pasur raste të diskriminimit.

Në trend Lajme

Më shumë
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Lajme
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Lajme
Kalo në kategori