LAJMI I FUNDIT:

Olena Zelenska kërkon që mediat sociale të mos fshehin ‘përmbajtjen e ndjeshme’ të viktimave të luftës në Ukrainë

Olena Zelenska kërkon që mediat sociale të mos fshehin ‘përmbajtjen e ndjeshme’ të viktimave të luftës në Ukrainë

Zonja e parë e Ukrainës u ka kërkuar rusëve të shikojnë mediat perëndimore dhe jo ato ruse si Russia Today, teksa foli për dezinformatat që po përhapen për luftën në Ukrainë dhe nevojën që të tregohet e vërteta.

“… Me pak fjalë, shikoni Euronews, mos shikoni Russia Today,…”, citohet të ketë thënë Olena Zelenska për Euronews Next në një konferencë shtypi në Web Summit në Lisbonë.


Zonja e parë tha gjithashtu se kompanitë e mediave sociale nuk duhet të fshehin përmbajtjen e viktimave të luftës së Ukrainës si përmbajtje të ndjeshme, shkruan Euronews, përcjell Telegrafi.

“Kam vendosur fotografinë e një vajze që u vra nga granatimet, vajzës që e njihja me një karrocë rozë”, tha ajo.

“Dhe u fsheh nga mediat sociale si përmbajtje delikate. Unë mendoj se është e gabuar. Mos u përpiqni të ndjeheni keq nga kjo sepse kjo është e vërteta. Dhe bota duhet ta dijë të vërtetën”.

Zonja e parë ka folur edhe për punën e Fondacionit Olena Zelenska, që ajo filloi në shtator me synimin për të ndihmuar ukrainasit të ndihen të shëndetshëm mendërisht dhe fizikisht dhe të aftë për të ndërtuar një të ardhme në vendin e tyre në vazhdën e pushtimit rus.

Ajo tha se fondacioni do të bëhet më i rëndësishëm me afrimin e dimrit mes ndërprerjeve të energjisë të shkaktuara nga sulmet ruse.

“Ky është një qëllim rus për të siguruar që njerëzit të vuajnë jo vetëm nga frika, por edhe nga të ftohtit dhe errësira”, tha ajo.

Ajo i kërkoi botës të vazhdojë mbështetjen e saj për Ukrainën edhe kur lufta hyn në muajin e saj të tetë.

“Ne e kuptojmë që njerëzit po lodhen shumë. Por ju mund ta imagjinoni vetëm sa të lodhur janë ukrainasit”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Treni i verdhë japonez shkon gjithmonë bosh dhe të gjithë “përkulen para tij” - çfarë misioni kryen në linjat e shpejtësisë së lartë

Treni i verdhë japonez shkon gjithmonë bosh dhe të gjithë “përkulen para tij” - çfarë misioni kryen në linjat e shpejtësisë së lartë

Azia
Kiryat Shmona në flakë - Hezbollahu hodhi 35 raketa në veri të Izraelit

Kiryat Shmona në flakë - Hezbollahu hodhi 35 raketa në veri të Izraelit

Azia
Tajlandezja kishte dhimbje dhe mezi merrte frymë - pas analizave shëndetësore, mjekët i nxorën diçka të tmerrshme nga hunda

Tajlandezja kishte dhimbje dhe mezi merrte frymë - pas analizave shëndetësore, mjekët i nxorën diçka të tmerrshme nga hunda

Azia
Avancon ushtria e Zelenskyt: Dronët ukrainas mbërrijnë deri në Moskë

Avancon ushtria e Zelenskyt: Dronët ukrainas mbërrijnë deri në Moskë

Evropa
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Evropa
Kalo në kategori