LAJMI I FUNDIT:

“Old Timer Fest 2022” më 16 korrik mbahet në GALERIA Shopping Mall

“Old Timer Fest 2022” më 16 korrik mbahet në GALERIA Shopping Mall

Old Timer Fest është festival tradicional që çdo vit sjellë ekspozitën më të madhe të veturave të vjetra të koleksionuara në mënyrë të veçantë për të gjithë të apasionuarit e këtij lloji të veturave. Edicioni i 17-të i Old Timer Fest këtë vit do të mbahet me datë 16 korrik në parkingun e qendrës tregtare GALERIA Shopping MallPrizren.

Ky edicion i OLD TIMER FEST i organizuar nga komiteti i Old Timer Club Prizren dhe GALERIA Shopping Mall pritet të ekspozojë mbi dyzet vetura klasike nga Kosova, rajoni dhe bota të kategorizuara sipas viteve të prodhimit; me qëllim të promovimit të kulturës së veturave të vjetra, dhe ruajtjes së vlerave historike pavarësisht nga viti i prodhimit.

Përveç ekspozitës së veturave, festivali OLD TIMER FEST 2022 më 16 korrik në GALERIA Shopping Mall do të përcillet me një program artisitik me DJ & muzikë live nga 04 Band për argëtimin e të gjithë të pranishmëve dhe vizitorëve të qendrës GALERIA.

Andaj mos harroni të na bashkoheni në ngjarjen e vitit, më 16 korrik, festivalin OLD TIMER në qendrën tregtare GALERIA Shopping Mall në Prizren që nga ora 12:00 në ekspozitën e veturave, ndërsa nga ora 20:00 do të fillojë edhe argëtimi me muzikë live.

Ju mirëpresim në GALERIA Shopping Mall në Prizren!

Artikull i sponzorizuar