LAJMI I FUNDIT:

OKB: Ulje alarmante e nivelit të vaksinimit të fëmijëve në botë

OKB: Ulje alarmante e nivelit të vaksinimit të fëmijëve në botë

Numri i fëmijëve të vaksinuar në botë, që nuk ka pasur rritje tashmë që prej 10 vitesh, është ulur në mënyrë alarmante për shkak të pandemisë së COVID-19, paralajmëruan sot dy agjenci të OKB-së.

Para shfaqjes së coronavirusit në fund të vitit 2019, përqindja e vaksinës DTP3 (difteri, tetanoz dhe kolla e mirë) dhe rubeola kishte mbetur tashmë në nivelin 85%, me 14 milionë fëmijë të pavaksinuar në vit, kryesisht në Afrikë, kujton OBSH (Organizata Botërore e Shëndetësisë) dhe UNICEF (Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët).


“Pandemia ka shkaktuar pengesa në fushatat e vaksinimit në tre të katërtën e 82 vendeve”, sipas një studimi në internet të realizuar në qershor nga dy agjencitë dhe Aleanca për vaksinën (Gavi).

Raporti shpreh shqetësim veçanërisht për uljen e vaksinës DTP3 në katër muajt e parë të vitit, për shkak të vështirësive të transportit, kufizimeve të shkaktuara nga pandemia apo frika e kontaminimit, raporton ATSh.

“Të paktën 30 fushata vaksinimi kundër rubeolës janë kërcënuar në mbarë botën”, theksojnë agjencitë.

“Vaksinat janë një nga mjetet më të fuqishme në historinë e shëndetit dhe më shumë fëmijë se kurrë tani janë imunizuar”, theksoi drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus në një deklaratë.

“COVID-19 e ka shndërruar atë që më parë ishte vaksinimi rutinë në një sfidë shqetësuese”, theksoi drejtoresha ekzekutive e UNICEF, Henrietta Fore.

“Ne duhet të rifillojmë programet e vaksinimit urgjentisht përpara se jeta e fëmijëve të kërcënohet nga sëmundje të tjera. Ne nuk mund të shkëmbejmë një krizë shëndetësore kundër një tjetre”, shtoi ajo.

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Kalo në kategori