LAJMI I FUNDIT:

OKB: Shtyhet votimi për rezolutën që dënon sulmin në Siri

OKB: Shtyhet votimi për rezolutën që dënon sulmin në Siri

Këshilli i Sigurimit i OKB-së më 6 prill ka shtyrë votimin për rezolutën që dënon sulmin vdekjeprurës me armë kimike në veri të Sirisë.

Shtetet perëndimore fajësojnë forcat e presidentit sirianë Bashar al-Assad, për sulmin ajror, ku siç duket është përdorur agjent toksik nervor. Sulmi u krye të në qytetin Khan Sheikhoude, ku u vranë mbi 86 persona. Qeveria siriane ka mohuar se ka përdorur armë kimike.


Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca kanë propozuar një rezolutë në OKB për dënimin e këtij sulmi dhe për t’i bërë presion Sirisë që të bashkëpunojë me hetuesit ndërkombëtarë. Rusia ka thënë se teksti i rezolutës është i papranueshëm dhe ka propozuar një rezolutë tjetër.

Dhjetë nga anëtarët e zgjedhur të këshillit prej 15 anëtarësh kanë propozuar një rezolutë kompromisi, që ishte bazuar në tekstin e hartuar nga fuqitë perëndimore.

“Këshilli i Sigurimit i OKB-së sonte nuk do të votojë në rezolutën për Sirinë. Konsultimet në mes të anëtarëve të këshillit janë duke vazhduar”, ka shkruar në Twitter, diplomatik britanik, Stephen Hickey.

Për tu miratuar një rezolutë në Këshillin e Sigurimit, duhen të paktën 9 vota dhe askush nga 5 anëtarët e përhershëm të këtij organi të mos përdorë veton.

“Përpjekjet po vazhdojnë për të arritur unitet në këtë rezolutë të fuqishme, e cila dënon fuqishëm këto akte dhe kërkon menjëherë hetim të pavarur”, ka thënë në Twitter, diplomatik suedez, Carl Skau. /Rel/

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Amerika
Me revole u fut në kishë gjatë meshës, tentoi të qëllonte pastorin – kamerat filmuan sulmin në Pennsylvania

Me revole u fut në kishë gjatë meshës, tentoi të qëllonte pastorin – kamerat filmuan sulmin në Pennsylvania

Amerika
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Ministri italian i Mbrojtjes bën thirrje për armëpushim në Ukrainë, negociata paqeje me Rusinë

Ministri italian i Mbrojtjes bën thirrje për armëpushim në Ukrainë, negociata paqeje me Rusinë

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Kalo në kategori