LAJMI I FUNDIT:

OJQ Civil: Qytetarët duhet ta ngrejnë zërin kundër padrejtësive

OJQ Civil: Qytetarët duhet ta ngrejnë zërin kundër padrejtësive

Sipas raportimit njëvjeçar të OJQ Civil, në Maqedoni është i pranishëm keqpërdorimi i burimeve shtetërore, diskriminimi mbi bazë të përcaktimit politik, korrupsioni politik, trysnitë që lidhen me shkeljen e të drejtave dhe lirive të njeriut, në aspekt zgjedhor, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kjo OJQ konsideron se pushteti nuk do të ndalojë me keqpërdorimin e institucioneve, ndërkaq daljen nga kriza politike e sheh në ngritjen e zërit nga qytetarët kundër padrejtësive, pastaj të ofrohen kushte për punë pa pengesa për PSP-në, të pastrohet lista zgjedhore, që sipas tyre mund të rregullohet shumë shpejtë.


Broshura përmban njëqind raporte nga vëzhguesit, treqind porosi, keqpërdorime, parregullsi, ndërkaq 600 qytetarë janë ankuar për trysni politike dhe diskriminim./Telegrafi/