LAJMI I FUNDIT:

Oficeri i FSK-së përzgjidhet instruktor në Akademinë Ushtarake Mbretërore “Sundhurst”

Oficeri i FSK-së përzgjidhet instruktor në Akademinë Ushtarake Mbretërore “Sundhurst”

Bazuar në marrëveshjen ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, Forca e Sigurisë e Kosovës(FSK) do të dërgojë oficerin, kapiten Ismail Hoxha, si instruktor në Akademinë Ushtarake Mbretërore “Sandhurst”.

“Me këtë rast, komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama ka pritur në zyrën e tij, kapitenin Ismail Hoxha për t`i uruar suksese dhe për t’i ofruar përkrahje të vazhdueshme gjatë angazhimit të tij në këtë akademi, e cila cilësohet si njëra ndër akademitë ushtarake më prestigjioze në botë. Gjatë takimit, gjeneral Rama tha: ,,Kam nderin që t’ia dorëzoj flamurin e Kosovës kapitenit Ismail Hoxha, i cili me angazhimin e tij si instruktor do ta përfaqësojë në mënyrë të denjë vendit tonë në Akademinë Ushtarake Mbretërore “Sandhurst”.


Procesi i përzgjedhjes së oficerëve për të qenë instruktorë në këtë akademi është tejet rigoroz, prandaj FSK-ja po dëshmon se në strukturat e saj ka kuadro të përgatitur dhe të trajnuar sipas sipas standardeve të NATO-së, dhe të aftë për të dhënë kontribut në ngritjen e kapaciteteve edhe në akademitë ushtarake me renome botërore. Për më tepër, angazhimi i kapitenit Ismail Hoxha padyshim se do të kontribuojë në ngritjen e imazhit të FSK-së, jo vetëm në Mbretërinë e Bashkuar por edhe në mbarë botën”, thuhet në njoftimin për media.

Kapiten Ismail Hoxha në këtë akademi do të jetë i angazhuar për dy vite rresht, për të vazhduar më pas kontributin e tij në ngritjen e kapaciteteve trajnuese në FSK sipas mandatit të ri.

Kontributi i Mbretërisë së Bashkuar që nga vitit 2009 është i pazëvendësueshëm për zhvillimin dhe edukimin profesional të oficerëve të FSK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori