Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe këshilltari i tij ushtarak nga Mbretëria e Bashkuar, nënkoloneli Gregor Lindsay, përcollën tre oficerët e rinj të FSK-së, nëntogerët Besfort Kurteshi dhe Eugen Thaçi dhe togerin Ismail Hoxha, për në Mbretërinë e Bashkuar, për një trajnim profesional në akademitë më prestigjioze të Mbretërisë së Bashkuar.
Dërgimi i oficerëve të FSK-së, për trajnim profesional në Mbretërinë e Bashkuar shënon fillimin e një viti të suksesshëm të marrëdhënieve shumë të mira mes ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), thuhet në njoftim.
Këta pjesëtarë të FSK-së, paraqesin shembullin e rritjes së FSK-ja duke dëshmuar se udhëheqësit e saj të rinj janë oficerë profesionistë të gatshëm për sfidat që e presin në të ardhmen.
Nëntogeri Besfort Kurteshi do të jetë pjesë e Akademisë Ushtarake Mbretërore Sandhurst. Ky është kandidati i 18-të i FSK-së që shkollohet në këtë akademi ushtarake. Në Sandhurst, Kurteshi do të shërbejë së bashku me mbi 100 liderë të ardhshëm, pjesëtarë nga ushtria e Mbretërisë së Bashkuar dhe ushtritë e shteteve tjera.
Ndërsa, nëntogeri Eugen Thaçi do të qëndrojë në Edinburg të Skocisë, për një para-trajnim që drejtohet nga Shkolla e Trajnimit të Këmbësorisë. Nëntogeri Thaçi do të studiojë taktikat e Ushtrisë Britanike dhe do të mësojë të përdorë pajisjet britanike në kushtet e dimrit skocez. Pas këtij trajnimi sfidues, Thaçi do të shkojë edhe në Uells, ku do të jetë oficeri i dytë i FSK-së, për të kryer Kursin Luftarak për komandant të togës.
Nëntogeri Thaçi si udhëheqës i ekipit në Ushtrimin “Shqiponja Patrolluese 2017”, ka treguar aftësitë për komandimin e këmbësorisë. Megjithatë ai do të sfidohet ende nga trajnimi intensiv dhe kushtet e vështira që mund të gjenden në Uells.
Kurse togeri Ismail Hoxha, pas sukseseve në Akademinë Ushtarake Sandhurst, ku fitoi “Shpatën” si studenti më i mirë ndërkombëtar, dëshmoi aftësi profesionale edhe në garën me prestigjioze “Cambrian Patrol” ku zuri vendin e parë me njësitin e tij .
“Të gjitha këto njohuri profesionale të fituara në Mbretërinë e Bashkuar ai i zbatoi me sukses në praktikë në Batalionin e Parë të Brigadës për Reagim të Shpejtë (BRSH) ku vepron”, thuhet më tej.
Togeri Ismail Hoxha kësaj radhe do të jetë në cilësinë e instruktorit të FSK-së, në Britani të Madhe.
Togeri Hoxha, në Mbretërinë e Bashkuar, gjegjësisht në Skoci, do të kryejë detyrën e instruktorit për t’i mësuar kadetët britanikë. Ai gjithashtu do të qëndrojë edhe në Uells, në cilësinë e instruktorit në Kursin Luftarak për Komandant të Togut.
Shumë rrallë ndodhë të zgjedhën si instruktor nga personeli ndërkombëtar për të udhëzuar dhe trajnuar oficerët britanikë. Kjo është një kredi e madhe për togerin Ismajl Hoxha dhe FSK-në. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel
Dita e dytë e fushatës për zgjedhjet kuvendare, politikanët kërkojnë vota edhe në diasporë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel