Reperi Offset ka folur hapur për gabimet që bëri gjatë martesës së tij shtatëvjeçare me Cardi B, duke pranuar tradhtinë që çoi në divorcin e tyre.

"Absolutisht nuk isha perfekt në atë situatë”, pranoi Offset, emri i vërtetë i të cilit është Kiari Cephus, gjatë një paraqitjeje si i ftuar në "Baby, This Is Keke Palmer”.


"Bëra shumë gabime. Ka shumë gjëra që bëra gabim. Dhe ajo bëri gjëra që ishin të gabuara”.

Cardi B dhe Offset

Reperi 33 vjeçar shtoi se fakti që divorci i tyre po ndodh para publikut e bëri të gjithë situatën edhe më të vështirë.

Kur u pyet nga prezantuesja Keke Palmer nëse kishte diçka që mund të kishte bërë ndryshe, Offset ishte i qartë: "Duhet ta kisha respektuar shumë më tepër, e kuptoni çfarë dua të them? Mora vendime të këqija si burrë, si për shembull tradhtia”.

Për shkak të tradhtisë së tij, Offset tha se iu desh të pranonte vendimin e Cardi B për të paraqitur kërkesë për divorc në korrik 2024.

Ai theksoi gjithashtu se së bashku me Cardi B kanë "fëmijë për të cilët jetojnë" dhe se prindërimi është përparësia e tyre. /Telegrafi/

Offset dhe Cardi B