Eduard Kuçi dhe Fjolla Morina janë përfshirë në një debat të ashpër në festën e ditëlindjes së Dolces.

Ata shpërthyen në një moment, gjersa këngëtarja kaloi në ofendime të mëdha.


Banori nga ana tjetër theksoi se nuk kishte qëllime të këqija për atë që i tha Fjollës, pasi i kërkoi që të zhvishej.

Foto: Instagram

Artistja shtoi se ishte bërë me tendencë kjo dhe se për atë u nervozua me Edin.

Pas gjithë klipit në Prime, Fjolla tha se i kërkon falje familjes së Edit, por jo edhe këtij.

"Familjes së Edit i kërkoj falje, nënës edhe babës", tha ajo.

Dyshja u munduan të sqarohen për këtë që ndodhi, megjithëse nuk u pajtuan. /Telegrafi/