LAJMI I FUNDIT:

OEMVP takime me afaristë nga Struga, diskutojnë për biznes-klimën në Maqedoni

OEMVP takime me afaristë nga Struga, diskutojnë për biznes-klimën në Maqedoni

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP) sot kishte takim me biznesmenë nga Struga me të cilët diskutuan për biznes-klimën në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në takim u diskutua se duhet të ndryshohen disa ligje të cilët krijojnë vështirësi në punën e kompanive, me qëllim që t’u mundësohet kompanive të jenë më konkurruese në treg, pa dallim a bëhet fjalë për kompani të vogla, të mesme ose të mëdha”, thuhet në kumtesën e OEMVP-së.


OEMVP gjithashtu njofton se do të vazhdojë me takime me kompanitë nga gjithë qytetet me qëllim që të hapet debati për problemet me të cilat ballafaqohen në punën e tyre. Takimi i radhës sipas paralajmërimeve do të mbahet në Shkup./Telegrafi/