LAJMI I FUNDIT:

OEMVP kërkon që Kosova të rishqyrtojë masat e reja anti-COVID: Vështirësohet liria e lëvizjes

OEMVP kërkon që Kosova të rishqyrtojë masat e reja anti-COVID: Vështirësohet liria e lëvizjes

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP) ka reaguar ndaj masave të reja të vendosura nga autoritetet e Kosovës, për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Nga OEMVP thonë se në koordinim me Forumin Ekonomik Mbarë Shqiptar, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore ka ndjekur me shqetësim vendimin e marrë nga Qeveria e Republikës së Kosovës “Për masa të përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19”, i cili ka hyrë në fuqi më 22 Janar 2022.

“Masat e vendosura për hyrjet dhe daljet e qytetarëve në Kosovë vështirësojnë dukshëm lirinë e lëvizjes, pasi një pjesë e madhe e qytetarëve nuk mund ta marrin dozën e tretë duke qenë se nuk ka kaluar kohë mjaftueshëm nga doza e dytë (6 muaj)”.

“Nisur nga fakti që ekonomitë tona janë në goditje të njëpasnjëshme nga krizat që kapluan, vlerësojmë se kjo masë është barrierë shtesë për bizneset dhe ekonominë në përgjithësi, duke mos lejuar qarkullimin e lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve, gjë që nuk përkon edhe me logjikën ekonomike në këtë periudhë”.

“Duke shprehur mirëkuptimin tonë mbi gjendjen epidemiologjike i bëjmë thirrje qeverisë së Republikës së Kosovës të rishqyrtojnë këtë vendim duke mos penguar qarkullimin e lirë të qytetarëve në rajonin tonë si dhe duke mos dëmtuar akoma dhe më shumë sektorin e gastronomisë”, thuhet në reagimin e OEMVP-së.

Ndryshe, me vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës, ndër të tjera, përfshihen masat e reja mbi hyrjet dhe daljet e qytetarëve në dhe nga Kosova, duke vendosur kusht certifikatën e vaksinimit me tre doza kundër COVID-19 ose certifikatën e vaksinimit me dy doza kundër COVID-19 bashkë me testin RT-PCR negative jo më herët se 48 orë para nisjes./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori