LAJMI I FUNDIT:

OEMVP jep rekomandime për planin qeveritar për përkrahjen e investimeve

OEMVP jep rekomandime për planin qeveritar për përkrahjen e investimeve

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP) e vlerëson si pozitiv dhe transparent qasjen e Qeverisë në sjelljen e Ligjit për përkrahje financiare të investimeve. Nga OEMVP në konferencë për media njoftuan se kanë edhe rekomandimet e tyre, të cilat do t’i dërgojnë në Qeveri.

Nga OEMVP vlerësojnë se propozim teksti i ligjit është shpallur me vonesë, pasi që Qeveria që nga shtatori i vitit 2017 i kishte të definuara shtyllat për përkrahjen e bizneseve, që e përbëjnë bazamentin e ligjit.

“Gjatë përpilimit të propozim ligjit organet kompetente paraprakisht duhet të kenë parasysh faktin se i njejti mund të bie ndesh me disa ligje të caktuara. Në bazë të kësaj dinamike, sjellja e ligjit në Kuvend do të shtyjë mundësinë e shfrytëzimit të këtyre mjeteve nga ana e bizneseve që targetohen me shtyllën e tretë, përkatësisht ndërmarjet e vogla dhe të mesme”, tha drejtori ekzekutiv i OEMVP-së, Drilon Iseni.

Nga OEMVP vlerësojnë se me rëndësi është edhe mbrojtja e konkurencës në treg, ndërsa me këtë ligj, nuk parashihet ndonjë kompentencë e Komisionit për mbrojtje të konkurencës.