LAJMI I FUNDIT:

OEK: Të pezullohet implementimi i Ligjit për Sigurimet Shëndetësore

OEK: Të pezullohet implementimi i Ligjit për Sigurimet Shëndetësore

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) vlerëson se hartimi i Ligjit mbi Sigurimet Shëndetësore është përcjell me vonesa të shumta të cilat janë pasojë e gabimeve në fazën fillestare – hartimit dhe miratimit të shpejtë, pa konsulta të nevojshme dhe diskutim publik në të cilin do të merrnin pjesë të gjithë faktorët relevant, andaj kërkon që të pezullohet implementimi i tij.

“Oda Ekonomike e Kosovës vlerëson se mbledhja e premiumeve shëndetësore para përmbushjes së parakushteve të përcaktuara paraqet shkelje të ligjit dhe në rrethana të tilla kërkon që të pezullohet implementimi i ligjit”, theksohet në komunikatën për media.


Oda Ekonomike gjithashtu është e shqetësuar me deklaratat e zyrtarëve të Ministrisë së Shëndetësisë se të gjitha shërbimet do të kontraktohen me institucionet publike, ndërsa vetëm ato që nuk mund të ofrohen në sektorin publik do të kontraktohen me sektorin privat. Një përcaktim i tillë paraqet shkelje të Ligjit të Shëndetësisë i cili parasheh trajtim të barabartë te të dy sektorëve.

“Konsiderojmë se zbatimi i këtij ligji nuk duhet të trajtohet si eksperiment në fazën fillestare dhe testuese”.

OEK kërkon nga Qeveria e Kosovës që të pezulloj mbledhjen e premiumeve, të planifikuara prej fillimit të vitit të ardhshëm, deri në qartësimin e plotë te të gjitha dispozitave të legjislacionit primar dhe sekondar dhe sigurimin e barazisë në mes të dy sektorëve.

Në letrën dërguar institucioneve të vendit Oda ka dhënë shpjegime të hollësishme se pse angazhohet për pezullimin e implementimit të ligjit dhe pret që këto propozime dhe sugjerime të shqyrtohen dhe merren parasysh me rastin e marrjes së vendimit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Ekonomi
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

Melodia Px
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare

Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare

Viva Fresh Store
Kalo në kategori