Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu ka kërkuar pezullimin e vendimit për një terminal të ri doganor të ri, derisa ka numëruar një varg shkeljesh të bëra në këtë rast nga Doganat e Kosovës dhe ministritë përkatëse.
Ai ka akuzuar Doganat e Kosovës dhe Ministrinë e Financave e atë të Infrastrukturës për mungesë transparencë në rastin e licencimit të terminalit.
“Vendimi i fundit është në kundërshtim me rregullativën ligjore dhe është në dëm të ekonomisë së tregut dhe shtetit të Kosovës”, ka deklaruar Gërxhaliu, për Klan Kosova duke bërë me dije se do të kërkojë në emër të Odës Ekonomike Kosovare pezullimin e hapjes së këtij terminali.
“Ministri i Financave, Avdullah Hoti duhet të përdor autoritetin e tij, të studioj e analizoj gjendjen sepse politizimi i kësaj çështje është në kundërshtim me përmirësimin e ambientit biznesor në Kosovë. Për këtë ne do të kërkomë pezullimin e këtij vendimi”, ka deklaruar Gërxhaliu.
Sipas tij, hapja e terminaleve në formë të presioneve politike, si ky në rastin e deputetes, Margarita Kadriu, është kundër ekonomisë së tregut.
“Nga dimensioni kohorë një vendim i tillë e devalvon rëndësinë e terminaleve pasi që jemi në një dinamikë të zhvillimeve politike. Përfundimisht duhet të ndajmë ekonominë nga politika dhe vendimet ekonomike të jenë konform rëndësisë ekonomike e jo të bëhen konform interesave të ngushta politikes”, ka deklaruar Gërxhaliu, njofton Klan Kosova.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Posta e Kosovës vë në qarkullim pullat postare "Sali Çekaj, heroi i Kosovës"
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Mustafa: Kosova me rritje të ngadalësuar ekonomike, Qeveria të koordinohet me aleatët
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur