LAJMI I FUNDIT:

OEK kërkon pezullim të vendimit: Terminali i Margarita Kadriut, me shkelje procedurale (Video)

OEK kërkon pezullim të vendimit: Terminali i Margarita Kadriut, me shkelje procedurale (Video)

Vendimi i Ministrisë së Infrastrukturës për ta hapur një terminal të ri, të cilin po e zbaton Dogana, vlerësohet të jetë i dëmshëm për bizneset dhe ekonominë e vendit. Prandaj, Oda Ekonomike e Kosovës ka vendosur të kërkojë pezullimin e fillimit të operimit të terminalit, që ka për pronar familjen e deputetes Margarita Kadriu, dikur anëtare e Partisë Demokratike.

Kreu i Odës ekonomike tha se janë vërejtur shkelje gjatë procedurave të licencimit të terminalit në fjalë. Bile, sipas Safet Gërxhaliut, vendimi për lejimin e operimit të terminalit të ri ka karakter politik.


Klan Kosova: Një votë e “korruptuar” e Margarita Kadriut (Dokumente)
Lexo po ashtu Klan Kosova: Një votë e “korruptuar” e Margarita Kadriut (Dokumente)

Klan Kosova ka kërkuar përgjigje nga Ministria e Financave dhe Dogana në lidhje me këtë çështje.

Asnjëri institucioni nuk është deklaruar për pyetjet e dërguara, të enjten.

Një ditë më parë, në një tekst të publikuar gjithandej nëpër portale, është raportuar se ushtruesi i ri i detyrës së drejtorit të doganës, Fahri Gashi, ka nënshkruar vendimin për një terminal doganor në emër të familjes Kadriu.

Kjo ishte bërë pas caktimit të tij në këtë pozitë, me një vendim të kryeministrit Isa Mustafa.

Në tekstin në fjalë thuhet se “institucionet e Kosovës me qëndrim politik dhe me votën e korruptuar, votë kjo njëherë e premtuar për zgjedhjen e Presidentit (pasuksesshëm), tash i dedikohet Demarkacionit dhe Asociacionit, kanë paraparë që të realizohet skenari i tyre politik”. /Klan Kosova/