LAJMI I FUNDIT:

OEK angazhohet për kufizimin e importit të automjeteve të vjetra

OEK angazhohet për kufizimin e importit të automjeteve të vjetra

Duke vlerësua ndikimin e gazrave nga automjetet e përdorura në ndotjen e ambientit, Oda Ekonomike e Kosovës angazhohet për ndryshimin e legjislacionit dhe kufizimin e importit të automjeteve të përdorura.

Ndotja e ambientit në vendin tonë, sipas ekspertëve të ekologjisë përveç faktorëve tjerë shkaktohet edhe nga numri i madh i veturave të vjetra të importuara nga jashtë.

Oda Ekonomike e Kosovës kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të ndryshon vendimin mbi kushtet e importit të automjeteve dhe që të përcakton që në Kosovë nuk mund të importohen automjete të vjetra me dhjetëra vjet, siç është aktualisht.


Në konsulta me ekspertët e këtij lëmi duhet përcaktuar kufirin e viteve të automjeteve të përdorura të cilat mund të importohen.

Proceseve ekonomike në të cilat pretendon të avancoj Kosova nuk ju behët nder nëse ne shndërrohemi në vend të mbeturinave metalike të importuara nga jashtë, në rastin konkret veturave të vjetra.

Njëkohësisht Oda angazhohet që me legjislacionin të përcaktohet lartësia e taksës ekologjike e cila paguhet me rastin e regjistrimit të automjeteve varësisht nga viti i prodhimit të automjetit dhe të mos lejohet regjistrimi i automjeteve të cilat e kanë nivelin e gazrave mbi atë të lejuar me legjislacion.

OEK gjithashtu kërkon që mjetet që grumbullohen nga taksa ekologjike të shfrytëzohen ekskluzivisht për nevojat e mbrojtjes së ambientit dhe që Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të punon që në afat sa më të shkurtër të propozoj që Qeveria të themelon Fondi për mbrojtjen e ambientit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

E Bukura e Dheut
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ekonomi
Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Auto Mita
Central Park sjell

Central Park sjell "Botën Tënde të Aventurave" edhe këtë vikend!

Central Park
Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs
Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova Agency
Kalo në kategori