LAJMI I FUNDIT:

OECD: Ekonomia botërore me rritje të kufizuar gjatë vitit të ardhshëm

OECD: Ekonomia botërore me rritje të kufizuar gjatë vitit të ardhshëm

Rritja ekonomike botërore do të përmirësohet në mënyrë të moderuar gjatë vitit të ardhshëm, pasi do të ndihen ndikimet e plota të rritjes së normës së bankave qendrore.

Sipas Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), ekonomia botërore do të rritet me 2.7 për qind këtë vit, ndryshe nga parashikimi i mëparshëm prej 2.6 për qind.


Rritja do të përshpejtohej vetëm paksa vitin e ardhshëm, pra në 2.9 për qind, pasi rritja e normave nga bankat kryesore qendrore gjatë vitit të kaluar.

Banka Botërore përmendi gjithashtu shtimin e ndikimit të rritjes së normave, pasi përmirësoi parashikimin për rritjen botërore këtë vit, në 2.1 për qind por për vitin 2024 e uli atë në 2.4 për qind, krahasuar me parashikimin e mëparshëm 2.7 për qind.

OECD parashikoi, që inflacioni në grupin e 20 ekonomive kryesore do të binte nga 7.8 për qind vitin e kaluar në 6.1 për qind këtë vit dhe 4.7 për qind në 2024.

Zyrtarët e Rezervës Federale kanë shënuar një pauzë të mundshme në rritjen e normave të interesit, ndërsa Banka Qendrore Evropiane ka treguar se ka të ngjarë të ketë rritje të mëtejshme në muajt e ardhshëm.

Në perspektivën e OECD-së, norma kryesore e interesit e Rezervës Federale të SHBA arriti kulmin në 5.25-5.5%, me ulje “modeste” të normës në gjysmën e dytë të 2024.

Në Eurozonë, OECD pret që BQE të vazhdojë të rrisë normat, si kundërpërgjigje ndaj inflacionit bazë ende të lartë, me një kulm të parë në tremujorin e tretë. Organizata parashikoi, që BQE-ja më pas, do ta çonte normën në 4.25 për qind deri në fund të vitit 2024. /Telegrafi/