LAJMI I FUNDIT:

OEAK memorandum me ARDA-n për analiza ekonomike

OEAK memorandum me ARDA-n për analiza ekonomike

Asociacioni i Agjencive Rajonale Zhvillimore (ARDA) dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi i cili parasheh fuqizimin e partneritetit ndërmjet këtyre institucioneve në funksion të përmirësimit të zhvillimit ekonomik dhe social të vendit.

Memorandumi i Mirëkuptimit, i cili u nënshkrua ndërmjet Drejtoreshës Ekzekutive e ARDA-s Mrikë Macula dhe Drejtorit të Odës Amerikane në Kosovë Arian Zeka, parasheh koordinimin e aktiviteteve të zhvillimit, përkrahjes dhe promovimit të sektorit të NVM-ve, krijimin e vendeve, përpilimin e analizave ekonomike, implementimin e përbashkët të projekteve zhvillimore dhe shkëmbimin e ekspertizave përkatëse në fushat specifike të ekonomisë.


Me këtë memorandum, ARDA merr përsipër edhe ofrimin e mbështetjes për anëtarët e Odës Amerikane gjatë përpjekjeve të tyre për investim në rajonet e ndryshme të Kosovës, si dhe ofrimin e mbështetjes për investitorët potencialë amerikanë. /Telegrafi/