LAJMI I FUNDIT:

Odegaard: Haaland është lojtari më i mirë në botë

Odegaard: Haaland është lojtari më i mirë në botë

Martin Odegaard foli në një konferencë për shtyp para ndeshjes së Norvegjisë me Spanjën dhe përveç takimin u ndal edhe te bashkëlojtari i tij, Erling Haaland, të cilin e cilëson si më të mirin në botë.

E kaluara e tij e lidhur me Real Madridin dhe Real Sociedadin ‘detyruan’ mesfushorin të jepte vizionin e tij për lojën dhe vitet e tij në Spanjë.

“Është një moment i veçantë për mua sepse përballem me lojtarë që i njoh, me të cilët kam luajtur. Të luash kundër Spanjës është ndryshe dhe e veçantë, por tani realiteti im është ndryshe dhe në ndeshje nuk do të kem njohje. Ne duam të fitojmë dhe Norvegjia të fitojë kualifikimin”, ka thënë fillimisht Odegaard.


“Dallimi i madh është se erdha në Real Madrid dhe u stërvita me më të mirët në botë, por erdha nga një ekip tjetër, me objektiva të tjera. Luajta me ta dhe më pëlqeu, por duhej të luaja, të vazhdoja të rritesha. Ndoshta mundësia erdhi shumë shpejt”.

“Ishte një eksperiencë e madhe. Më ndihmoi të piqem. Jam i kënaqur me vendimin e marrë. Real Madridi është klubi më i madh në botë. Presioni është i dukshëm, edhe nëse nuk ishte si atëherë Beckham, Ronaldo dhe të tjerë”.

Odegaard nuk beson se ka një varësi të tepruar nga ajo që ai dhe sulmuesi i Cityt mund të kontribuojnë te kombëtarja e tyre.

“Nuk luajnë vetëm dy lojtarë. Është e vërtetë që Haaland është më i miri në botë, por ka më shumë lojtarë që mund të kontribuojnë. Ne jemi njëmbëdhjetë dhe të gjithë përpiqemi të kontribuojmë dhe ta bëjmë ekipin të rritet me synimin për të arritur objektivat e vendosura. Ne e dimë se çfarë Haaland është, por të gjithë kanë shumë për të thënë. Ne luajmë si një ekip”, përfundoi kapiteni i Arsenalit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori