Nën organizim të Odave Amerikane në Shqipëri dhe në Kosovë, për dy ditë me radhë në Tiranë janë mbajtur takime ndërmjet bizneseve të Shqipërisë dhe Kosovës, me qëllim të vendosjes së kontakteve dhe rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar. Në hapje të aktivitetit B2B kanë marrë pjesë edhe Ministri i Tregtisë dhe Industrisë së Republikës së Kosovës Bajram Hasani dhe Ministrja e Mbrojtjes së Sipërmarrjes së Republikës së Shoqërisë Sonila Qato.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Bajram Hasani lavdëroi Odat Amerikane në Shqipëri dhe në Kosovë për iniciativën e tyre, duke i vlerësuar si të nevojshme takimet ndërmjet bizneseve, në një kohë kur të dyja qeveritë angazhohen vazhdimisht për ngritjen e bashkëpunimit dhe eliminimin e barrierave të cilat janë paraqitur kohë pas kohe. Ai ftoi kompanitë nga Shqipëria që të investojnë në Kosovë, duke theksuar edhe rangimin pozitiv që vendi ka pasur në raportin e të bërit biznes të Bankës Botërore.
Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, tha se megjithë takimet e shpeshta të dy qeverive, nuk është arritur ndonjë rezultat konkret në rritjen e shkëmbimeve tregtare ndërmjet dy vendeve. Ai tha se takimet biznes me biznes ndërmjet bizneseve në Kosovë dhe në Shqipëri duhet të vazhdojnë edhe në të ardhmen.
Gjatë dy ditëve të aktivitetit B2B kanë marrë pjesë rreth 80 biznese nga Shqipëria dhe Kosova nga sektorë të ndryshëm si prodhimi, shërbimet dhe tregtia, derisa janë vënë edhe hapat e parë të bashkëpunimit ndërmjet kompanive të ndryshme, të cilat pritet të konkretizohen me marrëveshje afarizmi.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve
Sistemi bankar stabil
Qytetarët së shpejti do të rimbursohen për kthimin e shisheve të plastikës, qelqit e kanaçet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë