LAJMI I FUNDIT:

Oda Ekonomike: Qeverisja qendrore dhe ajo lokale duhet t’i përkrah financiarisht kompanitë e pastrimit

Oda Ekonomike: Qeverisja qendrore dhe ajo lokale duhet t’i përkrah financiarisht kompanitë e pastrimit

Qeverisja qendrore dhe ajo lokale duhet t’i përkrah financiarisht kompanitë që kujdesen për mirëmbajtjen e pastërtisë dhe ambientit.

Sipas njoftimit të Odës Ekonomike të Kosovës, përkrahja e tyre duhet duhet të bëhet deri në stabilizimin e gjendjes të tyre afariste.

“Kompanitë që kujdesen për mirëmbajtjen e pastërtisë dhe ambientit kanë qenë jashtëzakonisht të angazhuara në mirëmbajtjen e pastërtisë dhe ambientit, pandërprerë, gjatë tërë periudhës të pandemisë, me angazhim dhe përgjegjësi të shtuara. Këto kompani po ballafaqohen me krizë të thellë financiare, pasi që pandemia dhe mungesa e komunikimit me konsumatorët, si pasojë e pandemisë, ka reduktuar drastikisht arkëtimet e pagesave për shërbimet që i ofrojnë. Qeverisja qendrore dhe ajo lokale duhet t’i përkrah financiarisht këto kompani, për pjesën e pagave dhe shpenzimet tjera të operimit, deri në stabilizimin e gjendjes të tyre afariste në të kundërtën, rrezikojmë të kanosemi edhe ndonjë katastrofë ekologjike, si pasojë e problemeve operuese të këtyre kompanive”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/