LAJMI I FUNDIT:

Oda Ekonomike Maqedoni-Turqi apelon të vazhdohet bashkëpunimi me kompanitë turke

Oda Ekonomike Maqedoni-Turqi apelon të vazhdohet bashkëpunimi me kompanitë turke

Oda Ekonomike Maqedoni-Turqi u ka bërë thirrje kompanive të vendit që ta vazhdojnë bashkëpunimin afarist me kompanitë turke dhe lirshëm të hyjnë në marrëdhënie afariste, pasi që Qeveria e Turqisë mundëson dhe garanton lëvizje ekonomike globale, funksionim normal të institucioneve, si dhe sistem të qëndrueshëm monetar dhe bankar, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Siç theksojnë nga kjo Odë, turbulencat e fundit politike në Turqi nuk e çuan drejt rrezikut as sigurinë e turistëve, ndërsa në tërësi janë duke u realizuar të gjitha aranzhimet e rezervuara.


“Këmbimi ekonomik i Maqedonisë dhe bashkëpunimi me kompanitë turke në mënyrë integrale është mbuluar me pagesa në euro. Bursa devizore është në korniza fikse mbi 20 vjet dhe në tregun vendor është siguruar stabilitet i plotë. Në pajtim me nivelin aktual të Lirës, për momentin është racionale të bëhet pagesa me Lira, si për persona juridik ashtu edhe për persona fizik”, thonë nga Oda Ekonomike Maqedoni-Turqi.

“Turqia në vitin 2015 realizoi këmbim tregtar me Maqedoninë, Shqipërinë, Bosnjën e Hercegovinën, Kosovën, Serbinë dhe Malin e Zi në vlerë prej 2,2 miliardë dollarë, ndërsa në vitin 2014 investoi në rajon mbi tre miliardë dollarë”, theksojnë nga Oda Ekonomike Maqedoni-Turqi me seli në Shkup, anëtare të së cilës janë 56 kompani të Maqedonisë dhe Turqisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kalo në kategori