LAJMI I FUNDIT:

Oda Ekonomike: Industrinë e tekstilit në Maqedoni e pret kolaps nga ikja e punëtorëve

Oda Ekonomike: Industrinë e tekstilit në Maqedoni e pret kolaps nga ikja e punëtorëve

“Kolaps i tërësishëm me largimin masiv të punëtorëve, e pret industrinë e tekstilit nëse kreatorët e ardhshëm të politikave në vend se të përkrahjes sistematike për produktivitet më të madh në sektor, vazhdojnë t’u japin përparësi masave siç ishin rritja e rrogës minimale”.

Këto janë parashikimet e ekspertëve, sipas të cilëve, tekstili nga vendi duhet urgjentisht të ristruktuohet, të vendos teknologji të reja, bashkëkohore, ta modernizojë prodhimin dhe të orientohet ndaj prodhimeve me vlerë më të madhe të shtuar. Në këtë moment, potencial ka për prodhim të pajisjes për skijim dhe veshmbathjes për çiklistë.

Siç u tha sot në konferencë për shtyp në Odën Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, kreditimi bankar aspak nuk është problem, por largimi i kuadrove (në mënyrë shtesë i intensifikuar me lehtësimet e vizave të punës për Gjermani) edhe më tej është mes sfidave më të hidhura me të cilat ballafaqohem kompanitë e tekstilit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Punëdhënësit kërkojnë që shteti të krijojë kushte korrekte për udhëheqjen e biznesit përmes luftës me ekonominë gri, rryshfetin dhe korrupsionin, reformat në arsim dhe reformat strukturore në ekonomi.

Vlera e përgjithshme e industrisë së tekstilit (veshmbathje, këpucë dhe lëkurë) vitin e kaluar 543 milionë euro që është 8,5 për qind pjesëmarrje në eksportin e përgjithshëm të shtetit, por njëheri edhe zvogëlim prej 6,5 për qind në krahasim me eksportin në industrinë e tekstilit në vitin 2018 kur vlera ka qenë 581 milionë euro ose 38 milionë më pak./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori