LAJMI I FUNDIT:

Oda e Mjekëve: Tragjedia e mjekut Neshkovski të mos keqpëdoret për qëllime partiake

Oda e Mjekëve: Tragjedia e mjekut Neshkovski të mos keqpëdoret për qëllime partiake

Oda e Mjekëve të Maqedonisë reagon ndaj shkrimeve në rrjetet sociale për vdekjen e mjekut Trajçe Neshkovski pas aksidentit që ndodhi dje pasi ai kishte marrë sulm në zemër ndërsa po lëvizte në rrugën “Rooseveltova”, pas së cilës ai u përplas me makinën e tij në një pemë.

“Ne besojmë se deri në marrjen e raporteve nga hetimi dhe autopsia e mjekut, është e pasaktë të bësh postime të tilla për mjekun i cili në muajt e kaluar ka punuar në qendrat për COVID në të gjithë Republikën. Mos të harrojmë se ai luftoi me sakrificë për jetën e qytetarëve tanë të infektuar me COID-19 gjatë specializimit që kreu në Klinikën ISHP për Pulmonologji dhe Alergologji Shkup. Përcaktimi partiak është çështje personale e secilit individ dhe ne besojmë se tragjedi të tilla nuk duhet të keqpërdoren për qëllime partiake”, thonë nga Oda e Mjekëve.


Nga atje u bëjnë apel mediave që të përmbahen nga marrja e informacionit zyrtar nga shërbimet kompetente të Ministrisë së Brendshme dhe Mjekësisë Ligjore dhe të përmbahen nga komentet e mëtejshme mbi tragjedinë në të cilën vdiq Neshkovski./Telegrafi/

Shkup: MPB me detaje për aksidentin ku humbi jetën mjeku Trajçe Neshkovski
Lexo po ashtu Shkup: MPB me detaje për aksidentin ku humbi jetën mjeku Trajçe Neshkovski