LAJMI I FUNDIT:

Oda e Mjekëve nis hetimet ndaj mjekëve për shkelje të etikës në dy raste

Oda e Mjekëve nis hetimet ndaj mjekëve për shkelje të etikës në dy raste

Oda e Mjekëve të Kosovës ka filluar hetimet për shkelje të etikës profesionale ndaj dy mjekëve, në dy raste të ndryshme.

Njëri rast ka të bëjë me gjuhën dhe ofendimet ndaj pacientes nga mjeku në Spitalin Rajonal të Prizrenit dhe rasti tjetër ka të bëjë me ndërprerjen e kundërligjshme të jetës së ish-ushtarit të UÇK-së, Avni Hyseni.


Gjithashtu, Oda e Mjekëve ka kërkuar nga organet kompetente të rendit të ofrojnë çfarëdo të dhëne apo prove materiale që do të ndihmonte procedurën e shqyrtimit të etikës profesionale të mjekëve.

“Me të publikuar në lajmet ditore për rastet e raportuara lidhur me hetimet penale që janë duke u zhvilluar ndaj rastit te ndërprerjes së kundërligjshme, dhe rastit tjetër që ishte raportuar lidhur me keq sjelljen të mjekut me pacienten, Prokuroria e Odës së Mjekëve të Kosovës ka nxjerrë vendim për fillimin e hetimeve lidhur me shkeljet e supozuara etike të cilat janë kryer nga ana e dy mjekëve që janë përfshirë në raste që përbëjnë dyshimin e arsyeshëm se të njëjtit kanë vepruar në kundërshtim me Kodin Etik dhe të Deontologjisë Mjekësore”, thuhet në reagim.

Me këtë rast, Prokuroria e Odës i ka dërguar vendimet mbi fillimin e hetimeve të të dy rasteve institucioneve publike duke përfshirë Prokuroritë kompetente, Bordin e Përgjithshëm të ShSKUK-së, Spitalit të Prizrenit, Klinikës së Gjinekologjisë dhe Obstetrikës si dhe  Inspektoratit Shëndetësor, për t’i njoftuar lidhur me fillimin e hetimit në kuadër të kompetencës së mbikëqyrjes etike dhe profesionale.

Me këtë rast nga institucionet gjegjëse është kërkuar që të ofrojnë prova materiale që do të ndihmonin procedurën e shqyrtimit të etikës profesionale të mjekëve.

“OMK-ja është e përkushtuar që përmes organeve të saj kompetente të shqyrtojë çdo shkelje të etikës profesionale, në mënyrë që të mbrohen interesat profesionale të mjekëve dhe të mbrohen të drejtat e pacientëve në raportet reciproke”, përfundon komunikata. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori