LAJMI I FUNDIT:

Oda e Hotelerisë thotë se mund të eskalojë situata pasi nuk u votua projektligji për rimëkëmbje ekonomike

Oda e Hotelerisë thotë se mund të eskalojë situata pasi nuk u votua projektligji për rimëkëmbje ekonomike

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës ka reaguar ashpër pasi nuk u votua projektligji për rimëkëmbje Ekonomike në Kuvendin e Kosovës.

OHTK ka bërë me dije se do të ndërmarrin të gjitha masat demokratike, por nëse nuk merren seriozisht kërkesat e tyre, gjendja do të eskaloj.


“Po ashtu OHTK-ja, ju bene me dije se jemi shumë të shqetësuar me gjendjen qe po mbretëron ne mes jush , deputet, te zgjedhurit te popullit, por po ashtu ua bëjmë me dije se këtij lloj biznesi i ka ardhur fundi, prandaj ne ditët ne vijim po ju lajmërojmë se ne do te marrim masa se pari demokratike por nëse vërtetë nuk e merrni seriozisht, ne nuk ju garantojmë e gjendja nuk do te eskaloj. Pra edhe njëherë ky veprim i juaji vërtetë  është turp dhe marri, ju vend se ta votoni  edhe te bëni diçka, në realitet nuk keni bërë asgjë.”, thuhet në reagimin e tyre.

Reagimi i plotë:

OHTK-ja tejet e zhgënjyer me mosvotimin e projektligjin për rimëkëmbje Ekonomike, i cili nuk u votua nga deputetët e Kosovës në seancën e djeshme.

Me veprimet e tyre deputetët duke mos u votuar ky projektligj, po tregojnë se nuk ia duan të mirën bizneseve te cilët edhe ashtu dita ditës janë duke humbur dhe janë para kolapsit.

Mosvotimin e projektligjit për rimëkëmbjet ekonomike në këtë kohë kur kriza ekonomike në vend është mjaft e madhe, është ma shumë se katastrofë.

O deputet te zgjedhur te popullit, apo mendoni hiq, apo e shihni gjendjen qysh janë bizneset, pra a keni sy me pa, apo përnime e mira ia ka terru sytë.

O deputet te zgjedhurit e popullit leni inatet qe I keni mes veti, bile neve as qe po na intereson se kush dhe çka po bëni ne mes veti, por bashkohuni edhe kryeni obligimin e juaj qe ia ka dhënë ky popull.

O deputet a mendoni se këto biznese kane familje, kane fëmijë, dhe se këta po ashtu janë pjese e popullit të kësaj Kosove.

OHTK-ja apelon tek të gjithë deputetet pavarësisht se cilës parti, nacionaliteti, race vini, mendohuni mendohuni edhe vetëm mendohuni mire edhe tregoni force edhe kalon këtë projekt ligj edhe ta shpëtojmë këtë lloj biznesi edhe mos te kalojnë ne bankrot.

Uluni te gjithë përpiloni këtë projekt ligj, hiçni ato qe sipas jush janë jo te mira, shtini ashtu qe sipas jush shkojnë përpara, merrni modele ne rajon edhe ma gjere, ne s’kemi me shpikë diçka merrni modelet e te tjerëve dhe veproni e është koha e fundit me veprue.

Po ashtu OHTK-ja, ju bene me dije se jemi shumë të shqetësuar me gjendjen qe po mbretëron ne mes jush , deputet, te zgjedhurit te popullit, por po ashtu ua bëjmë me dije se këtij lloj biznesi i ka ardhur fundi, prandaj ne ditët ne vijim po ju lajmërojmë se ne do te marrim masa se pari demokratike por nëse vërtetë nuk e merrni seriozisht, ne nuk ju garantojmë e gjendja nuk do te eskaloj.

Pra edhe njëherë ky veprim i juaji vërtetë  është turp dhe marri, ju vend se ta votoni  edhe te bëni diçka, në realitet nuk keni bërë asgjë.

Mendoni se jeni te zgjedhurit e këtij populli i cili është i përfshirë ne një mënyrë apo tjetrën ne si punonjës i këtyre bizneseve, prandaj ndihmoni. /Telegrafi/