Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për mbylljen e sektorit të hotelerisë dhe gastronomisë, Oda e Hotelerisë dhe Turizmit menjëherë ka nisur reagimet.
Në një letër dërguar institucioneve të Kosovës, Oda e Hotelerisë dhe Turizmit shpreh shqetësimin e saj lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për mbylljen 12-ditore, pa konsultim paraprak, duke thënë se lidhur me këtë vendim janë njoftuar vetëm nga mediat.
“Oda e Hotelerisë dhe Turizmit me të gjithë sektorët që përfaqëson janë më të goditurat në të gjitha aspektet nga masat e marra gjatë kohës së pandemisë dhe nuk e përkrahë këtë vendim të Qeverisë së Kosovës dhe kategorikisht e kundërshton vendimin siç e quan të njëanshëm ndaj fushëveprimtarisë hoteliere dhe turistike”, thuhet në letrën drejtuar kryeministrit Albin Kurti dhe ministrave Arben Vitia, Hekuran Murati dhe Rozeta Hajdari.
Oda e Hotelerisë dhe Turizmit kërkon garanci nga Qeveria që pas datës 18 prill të lehtësohen këto masa dhe t’u lejohet të punojnë të gjithë sektorët e departamentet e hotelerisë dhe turizmit.
Tutje, Oda kërkon takim me përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, në mënyrë që të njihen me hapat e paraparë për kompensimin e humbjeve të bizneseve dhe për t’u njohur me hapat që do të ndërmerren pas datës 18 prill.
OHT paralajmëron se nëse kërkesat nuk do të merren parasysh, atëherë ajo do të organizojë protesta dhe demonstratave pa marrë leje dhe pa paralajmërim paraprakisht, madje duke shkuar edhe deri në padëgjueshmëri totale.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar sot se do të ndihmojë sektorin e gastronomisë përmes pagesës së qirave dhe të pagave të punëtorëve, pas vendimit që të njëjtave ua ka ndaluar punën deri më 18 prill. Qeveria po ashtu ka bërë të ditur se nuk bëhet fjalë për një pako të re të rimëkëmbjes, por për kundërveprimet që do të ndërmerren për sektorët e prekur nga masat e mbylljes. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFranca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City