LAJMI I FUNDIT:

Oda e Avokatëve tregon mangësitë që ka Ligji i Punës

Oda e Avokatëve tregon mangësitë që ka Ligji i Punës

Oda e Avokatëve ka diskutuar për Ligjin e Punës, duke folur për mangësitë dhe përparësitë e tij. Shpalosja e të gjeturave rreth këtij Ligji u bë pas një punëtorie ku komiteti i Odës ka mbajtur për këtë Ligj. Aty u tha se në Ligjin e Punës nuk është marrë shumë parasysh interesi i të papunëve dhe se Ligji duhet të jetë i tillë që të zbusë normën e papunësisë.

Avokati Florin Lata duke theksuar shkallën e papunësisë në Kosovë, tha se Ligji i Punës mund të ndikojë në uljen e papunësisë, por edhe rritjen e saj.

Kjo sepse, sipas tij, me Ligjin e Punës mund të parashihen barriera të cilat i pengojnë punëdhënësit të punësojnë punëtorë të rinj.


Ai tha se ky Ligj duhet të jetë katalizator i zhvillimit ekonomik.

“Ky Projektligj i ka disa anë pozitive në raport me Projektligjin e kaluar, mirëpo ka edhe mangësi që në tërësinë e vet do t’i mbetët deputetëve me vendosë, me siguri edhe deputetët ashtu siç kemi qenë ne anëtarët që kemi punuar në këtë Projektligj, a me iu kthy ky projektligj ministrisë edhe njëherë apo me procedu tutje”, tha ai.

Ai deklaroi se do t’i japin konkluzionet e tyre lidhur me këtë Projektligj.

“Kur përpilohet një ligj i tillë duhet të merret parasysh edhe atë kategorinë që nuk e përfaqëson askush, përveç deputetëve, këto debatet që zhvillohen para se të vjen projektligji në Kuvend, për shembull të ministria, kemi sindikatat, i kemi odat, mirëpo nuk i kemi askund përfaqësuesit e të papunëve, sepse nuk janë të organizuar, por gjithmonë duhet të kemi parasysh interesi ne tyre, e që konsideroj nuk është marrë mjaftueshëm parasysh. Ligji duhet të jetë i tillë që të nxisë punëdhënësit që të marrë punëtorë të rinj në punë dhe të zbusë normën e papunësisë”, tha ai.

E kryetarja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, deputetja Besa Baftiu, tha se me gjithë mangësitë që ka pasur, i kanë dhënë mundës projektligjit të diskutohet në seancë plenare.

“Vërejtjen kryesore të cilën e kemi pasur si komision, përjashto vetëm një anëtar të komisionit, të gjithë kemi thënë që si vërejtje e madhe është që Qeveria nuk e ka sjell së bashku me Projektligjin e Punës dhe Projektligjin për Pushimin e Lehonisë, pushimin prindëror dhe të atësisë, sepse në këtë Projektligj saktësohet diku neni 118 thuhet që pushimi i lehonisë, atësisë dhe prindëror përcaktohet me ligj të veçantë, në anën tjetër ne nuk kemi ligj të veçantë për pushim të lehonisë, dhe ne kemi konsideruar meqë mbetët një vakum mes miratimit të këtij Ligji dhe derisa të vije edhe miratimi i projektligjit për pushimin e lehonisë”, tha ajo.

Ajo tha që si komision, kanë kërkuar një hulumtim nga zyra ligjore pranë Kuvendit prej ku kanë marrë shumë vërejte. /KP/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

E Bukura e Dheut
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ekonomi
Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Auto Mita
Central Park sjell

Central Park sjell "Botën Tënde të Aventurave" edhe këtë vikend!

Central Park
Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs
Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova Agency
Kalo në kategori