LAJMI I FUNDIT:

Oda e Afarizmit vizitohet nga bashkëpunëtorët e saj gjerman

Oda e Afarizmit vizitohet nga bashkëpunëtorët e saj gjerman

Gjatë fundjavës, në Odën e Afarizmit të Kosovës u mirëpritën delegacioni gjerman në përbërje të Claus Bollrath, Thomas Schulte dhe Megi Maas për të diskutuar lidhur me projektin e përbashkët që ka të bëjë me zhvillimin e platformës dixhitale.

Qëllimi i këtij takimi ishte informimi më i detajuar lidhur me zhvillimin e mëtutjeshëm dhe mënyrën se si do të funksionojë platforma dixhitale “Porta Komerciale” që OAK në bashkëpunim me Jacques-d.de, kishte prezantuar muaj më parë.

“Kjo platformë ka për qëllim plasimin e produkteve të Kosovës në tregun Evropian, ku të gjithë të interesuarit kanë mundësi që online të kenë qasje në produktet që ata dëshirojnë të porositin, specifikat e këtyre produkteve dhe të gjitha informatat e nevojshme. Me këtë rast përfaqësuesit e Jacques-d do të kujdesen për marketingun e kësaj platforme, në mënyrë që të bëhet e njohur në gjithë Evropën. Zhvillimi i kësaj platforme është shumë i rëndësishëm për faktin se ajo ofron mundësinë e shitjes së produkteve të Kosovës në tregun evropian dhe u shpalosën idetë që OAK ka për mënyrën e funksionimit të mëtutjeshëm të kësaj platforme”, thuhet në njoftimin e OEAK-ut, përcjell Telegrafi.

Claus Bollrath, theksoi se në Kosovë ka produkte mjaft kualitative, të cilat është shumë e rëndësishme që të depërtojnë në tregun Evropian. Ai, gjithashtu theksoi edhe përvojën e mirë që kanë kjo kompani në bashkëpunim me disa prodhues.

Në fund të takimit të dyja palët u akorduan se është shumë e rëndësishme që praktikat më të mira ndërkombëtarë të i sjellim edhe në vendin tonë.

Ky projekt është në një fazë të rëndësishme dhe po punohet bashkërisht që bizneseve tu ipet një mundësi e madhe e zgjerimit të shitjes në tregun evropianë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Dukagjini Resort – Ky është projekti përrallor 80 milionësh që do ta transformojë këtë pjesë të Shëngjinit

Dukagjini Resort – Ky është projekti përrallor 80 milionësh që do ta transformojë këtë pjesë të Shëngjinit

Ekonomi
Creative Hub prezenton metodën 4 orë punë të premteve

Creative Hub prezenton metodën 4 orë punë të premteve

Creative Hub Kosovo
Ku ka shqiptarë, ka Birra Peja dhe Go+!

Ku ka shqiptarë, ka Birra Peja dhe Go+!

Devolli Group
Pushime në plazhin më të bukur në Shëngjin - Rana e Hedhun, ekskluzivitet nga Kompania Shpejtimi

Pushime në plazhin më të bukur në Shëngjin - Rana e Hedhun, ekskluzivitet nga Kompania Shpejtimi

Kompania Turistike Shpejtimi
Mos lini asgjë në dorë të fatit! Melodia Px ju bën gati për pushimet tuaja verore të ëndrrave!

Mos lini asgjë në dorë të fatit! Melodia Px ju bën gati për pushimet tuaja verore të ëndrrave!

Melodia Px
Nga 24 qershori shtohen linjat e fluturimeve Kosovë-Zvicër dhe anasjelltas, pritet ulje e çmimeve

Nga 24 qershori shtohen linjat e fluturimeve Kosovë-Zvicër dhe anasjelltas, pritet ulje e çmimeve

Ekonomi
Kalo në kategori