LAJMI I FUNDIT:

Oda e Afarizmit: T’iu zbritet paga 50% punëtoreve të sektorit publik e deputetëve, të ndihmohet sektori privat

Oda e Afarizmit: T’iu zbritet paga 50% punëtoreve të sektorit publik e deputetëve, të ndihmohet sektori privat

Kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi, ka treguar disa propozime që ky institucion i ka bërë Qeverisë për të zbutur dëmet në sektorin privat.

Krasniqi për RTV Dukagjinin ka thënë se duke u bazuar edhe në praktikat e disa shteteve evropiane duhet një solidaritet i shoqërisë kosovare, përcjell Telegrafi.

“Një propozim është që të zbriten rrogat e sektorit publik në vlerë deri në 50% pasi ashtu rreth 70% e punëtorëve në këtë sektor nuk janë duke punuar. Gjithashtu kemi paraparë që të zbritet edhe paga e deputetëve në minimum 50% e vlerës, pasi edhe ata nuk janë duke punuar në këtë kohë në mënyrë që të sigurohen fonde në përkrahje të bizneseve dhe punëtorëve në sektorin privat që janë rreth 300 mijë”.

Kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës thotë se këto biznese shteti i ka mbyllur tërësisht ose ua ka zvogëluar punën për arsye të gjendjes së rëndë shëndetësore.

“Është një kohë ku të gjithë duhet të kontribuojmë që punëtorët të mos largohen nga puna. Ky është problem i madh që duhet të ballafaqohemi pasi rreth 70% e qytetarëve janë të papunë”.

Krasniqi thotë se nëse edhe këta punëtorë që aktualisht janë në tregun e punës mbesin pa të, është e vështirë të sigurohen të ardhura për shumë familje.

Oda e Afarizmit: Mediat të përfshihen urgjentisht në skemën e Qeverisë së Kosovës për paga shtesë
Lexo po ashtu Oda e Afarizmit: Mediat të përfshihen urgjentisht në skemën e Qeverisë së Kosovës për paga shtesë

“Nëse shteti i thotë dikujt qëndro në shtëpi, edhe pasi është koha për të qëndruar në shtëpi, dikush duhet të sigurojë të ardhura minimale për mbijetesën e këtyre familjeve”, tha ndër të tjera Skënder Krasniqi./Telegrafi/