LAJMI I FUNDIT:

Oda e Afarizmit: Pandemia COVID-19 vështirësoj punën e bizneseve, shuhen mijëra vende pune

Oda e Afarizmit: Pandemia COVID-19 vështirësoj punën e bizneseve, shuhen mijëra vende pune

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK)ka publikuar hulumtim që ka realizuar në terren për ndikimin e pandemisë COVID-19 në sektorin privat.

Në këtë hulumtim thuhet se, nga dëmet e shkaktuara nga pandemia, gjendja e bizneseve është e vështirë dhe rezulton se bizneset kanë pësuar humbje gjatë gjithë kësaj kohe.


Në konferencën për medie, zëdhënësja e OAK, Fjolla Smaili tha se sektorët më të prekur janë gastronomia dhe prodhimit, derisa farmacitë dhe marketet kanë pasur fitim.

“27 për qind e të anketuarve në biznese deklarojnë se pandemia ka ndikuar jashtëzakonisht keq, ndërsa 40 për qind kanë deklaruar se pandemia COVID-19 ka ndikuar keq. 59 për qind e bizneseve janë deklaruar se kanë mbyllur bizneset për 3 muaj. 8 për qind janë deklaruar se bizneset nuk janë mbyllur asnjë një herë në pandemi. Sektori më i prekur në këtë kohë ishte gastronomia me 66 për qind, ndërsa rritje të qarkullimit patën sektorët siç janë barnatoret dhe marketet ushqimore”, theksoi Smaili.

Ajo po ashtu tha se gjatë kësaj periudhe ka pasur rënie të punësimit.

“Rreth 60 mijë vende të punës janë humbur në pandemi”, tha ajo.

OAK ka rekomanduar Qeverinë që punonjësit të cilët janë pushuar nga puna të mbështeten financiarisht.

Në fund, është bërë thirrje që të mbështetet prodhimi dhe të krijohet “arka patriot”. /KP/