Përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) u pritën në takim nga drejtori i përgjithshëm i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës (AKK), Sakip Imeri.
Kryetari i Bordit të OAK-ut, Skënder Krasniqi tha se bashkëpunimi me AKK-në deri më tani nuk ka munguar, pasi tash e dy vjet kanë një memorandum bashkëpunimi dhe vazhdimisht adresojnë kërkesa për çështje që pengojnë bizneset dhe janë në kuadër të këtij institucioni.
Ai theksoi që OAK ka një vit që ka adresuar tek AKK-ja kërkesën e sektorit të operatorëve kabllorë lidhur me konkurrencën jo lojale dhe daljen në treg të ofertave me çmime nën kosto, mirëpo ende nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.
Nënkryetari i Bordit të OAK-ut, Arsim Selmonmusaj kërkoi që të mos lejohet vendosja e çmimeve nën kosto të prodhimit, pasi që kështu po vështirësohet zhvillimi i bizneseve dhe po krijohet klimë e pafavorshme për të bërit biznes në vend.
Pronari i biznesit “Furra Saranda”, Artan Qenaj informoi më detajisht për problemet me të cilat ky sektor po përballet për shkak të konkurrencës jo lojale.
Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Sakip Imeri, u zotua se brenda një afati sa më të shkurtë kohorë do të dalin me përgjigje zyrtare ndaj kërkesave të adresuara nga OAK.
Drejtori i Departamentit të Mbikëqyrjes së Tregut, Bashkim Millaku theksoi që AKK-ja mund të dërgojë vetëm opinione për çështje të ndryshme tek institucionet vendore, pasi që nuk ka autoritet ekzekutiv, përjashtim nga kjo bëjnë hulumtimet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti
Gjithë ke lakmu me pas banesë n'deti? "Holiday In 2" është vendi ideal
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?
10 Vjet Provit - Një dekadë e zhvillimit dhe inovacionit në botën e fitnesit
Prishtina hapi dyert e trashëgimisë dhe inovacionit në panairet e Turizmit dhe Edukimit
Kujdes format e mashtrimit përmes kriptovalutave
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti
Reagon më në fund Akil Gjakova
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE