LAJMI I FUNDIT:

OceanGate pezullon ‘të gjitha operacionet e kërkimit dhe ato komerciale’ pas shpërthimit të nëndetëses Titan

OceanGate pezullon ‘të gjitha operacionet e kërkimit dhe ato komerciale’ pas shpërthimit të nëndetëses Titan

Firma që zotëronte “nëndetësen” që pësoi aksident Titan ka pezulluar operacionet e saj tregtare, njoftoi ajo në faqen e saj të internetit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, OceanGate tha se ka “pezulluar të gjitha operacionet e kërkimit dhe komercialit” pasi nëndetësja shpërtheu muajin e kaluar ndërsa ishte në një udhëtim për në rrënojat nënujore të Titanikut në brigjet e Kanadasë.


Si pasojë, të pesë personat në bord gjetën vdekjen, përfshirë shtetasit e Mbretërisë së Bashkuar Hamish Harding dhe baba e bir Shahzada dhe Suleman Dawood.

'Mund të ketë shpërthyer nën presion të jashtëzakonshëm': Detaje të tjera që tregojnë se si nëndetësja mund të jetë zhdukur në Oqeanin Atlantik
Lexo po ashtu 'Mund të ketë shpërthyer nën presion të jashtëzakonshëm': Detaje të tjera që tregojnë se si nëndetësja mund të jetë zhdukur në Oqeanin Atlantik

CEO i OceanGate Expeditions, Stockton Rush dhe njeriu që drejtoi nëndetësen, shtetasi francez Paul-Henri Nargeolet gjithashtu vdiqën në incident.

Kompania amerikane me bazë në Uashington njoftoi zhvillimin përmes një baneri në faqen kryesore të faqes së saj të internetit.

Mbeturinat e zhytëses “Titan” sillen në Kanada dhjetë ditë pas 'përplasjes katastrofike' në Atlantik – ku u vranë pesë personat që ishin në bord
Lexo po ashtu Mbeturinat e zhytëses “Titan” sillen në Kanada dhjetë ditë pas 'përplasjes katastrofike' në Atlantik – ku u vranë pesë personat që ishin në bord

OceanGate u themelua në vitin 2009 dhe u ofroi turistëve mundësinë për të udhëtuar me “zhytës” në thellësitë e oqeanit për të parë nga afër mbytjet e anijeve dhe kanionet nënujore.

Pas tragjedisë së Titanit, ka pasur kritika të përhapura për natyrën e pasigurt të saj.

Anija fillimisht u raportua e zhdukur më 18 qershor dhe më pas katër ditë më vonë, Roja Bregdetare e SHBA-së konfirmoi se ajo ishte shkatërruar nga një ‘shpërthim katastrofik’. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Evropa
Ish-inxhinieri i NASA-s testoi nëse gjaku i tërheq vërtet peshkaqenët - rezultati është i papritur dhe i frikshëm

Ish-inxhinieri i NASA-s testoi nëse gjaku i tërheq vërtet peshkaqenët - rezultati është i papritur dhe i frikshëm

Botë
Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Evropa
Qeveria sllovake: Fico po lufton për jetën, gazetarët janë ndër fajtorët për sulmin

Qeveria sllovake: Fico po lufton për jetën, gazetarët janë ndër fajtorët për sulmin

Evropa
Flet për herë të parë i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon arsyen pse e qëlloi me armë zjarri Ficon

Flet për herë të parë i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon arsyen pse e qëlloi me armë zjarri Ficon

Evropa
Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Evropa
Kalo në kategori