LAJMI I FUNDIT:

OBSH: Rreth 600 mijë fëmijë vdesin në botë për shkak të ndotjes së ajrit

OBSH: Rreth 600 mijë fëmijë vdesin në botë për shkak të ndotjes së ajrit

600 mijë fëmijë nën moshën 15-vjeç vdesin në vit nga infeksionet e rënda të rrugëve të frymëmarrjes për shkak të ajrit të ndotur në botë, njoftoi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO).

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhan Grebejesus me rastin e Konferencës së Parë Botërore mbi Ndotjen dhe Shëndetin e Ajrit tha se ndotja e ajrit është si duhani.


Sipas tij, 91 për qind e banorëve të botës thithin ajrin e ndotur, duke rezultuar në vdekjen e shtatë milionë njerëzve çdo vit.

Ajri i ndotur, paralajmëron organizata, ndikon në zhvillimin neurologjik dhe kognitiv.

“Fëmijët e ekspozuar ndaj ajrit të ndotur mund të kenë më vonë sëmundje kronike, si dhe probleme kardiovaskulare. Kriza e shëndetit publik kërkon vëmendje më të madhe, por aspekti i tij kritik shpesh neglizhohet dhe kjo është sa ndotja e ajrit ndikon në mënyrë të veçantë fëmijët”, thuhet në raportin e OBSH-së.

Ndotja e ajrit të brendshëm dhe të jashtëm në vitin 2016 shkaktoi vdekjen e 543 mijë fëmijëve deri në pesë vjeç dhe 52 mijë fëmijë të moshës 5 deri në 15 vjeç, të cilët vuanin nga infeksione të rënda të rrugëve të frymëmarrjes.

OBSH porosit se komunitetin ndërkombëtar të përshpejtojë kalimin në “energji të pastër dhe të rinovuar”, me qëllim të uljes së ndotjes së ambientit. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Biden i quan

Biden i quan "ksenofobike" Indinë dhe Japoninë

Botë
Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Botë
Kalo në kategori