LAJMI I FUNDIT:

OBSH: Reduktimi i numrit të rasteve me COVID-19 shpëtim për Evropën

OBSH: Reduktimi i numrit të rasteve me COVID-19 shpëtim për Evropën

Ulja e rasteve me COVID-19 në mbarë Evropën është shpëtim për autoritetet, që munden tashmë të vlerësojnë përgjigjet e tyre përballë virusit dhe për të riforcuar sistemin shëndetësor, deklaroi sot drejtoria rajonale e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Për herë të parë që prej shtatorit, numri i rasteve të reja të sinjalizuara në një javë është më pak se një milion në 53 vende të rajonit evropian për OBSH-në (përfshirë edhe disa vende të Azisë Qendrore), konfirmoi drejtori i OBSH për Evropë, Hans Kluge, në një komunikatë.


Rastet e reja janë ulur për të pestën javë radhazi, edhe pse numri mbetet ende i lartë”, shtoi ai duke theksua se edhe numri i viktimave nga COVID-19 është ulur gjithashtu për të tretën javë radhazi.

“Kur rastet me COVID-19 janë në nivele më të ulëta në shumë vende, siç është rasti tani, autoritetet shëndetësore kanë mundësi të përqendrohen në vlerësimin dhe përmirësimin e efektivitetit të përgjigjes së tyre përballë virusit”, theksoi Kluge.

Drejtoria e OBSH për Evropë rikujtoi se shërbimet shëndetësore, të tilla si kujdesi kundër kancerit ose programet e vaksinimit të fëmijëve, janë prekur rëndë nga pandemia e COVID-19.

“Ulja e numrit të rasteve bën të mundur që të përqendrohemi në sektorë që ishin lënë pas dore gjatë pandemisë”, shtoi Kluge.

“Është gjithashtu momenti për të përgatitur shërbimet tona për t’u kthyer në rrugën e duhur, për të hartuar strategji dhe për të furnizuar shërbimet shëndetësore përtej përgjigjes ndaj COVID-19”, deklaroi ai.

Në trend Botë

Më shumë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kalo në kategori