LAJMI I FUNDIT:

OBSH: Pirja e alkoolit nuk e vret COVID 19, por e rrit rrezikun e dhunës

OBSH: Pirja e alkoolit nuk e vret COVID 19, por e rrit rrezikun e dhunës

Konsumimi i alkoolit nuk e vret virusin COVID-19, tha Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) të martën në një përpjekje për të luftuar lajmet e rreme.

“Frika dhe dezinformatat kanë krijuar një mit të rrezikshëm që konsumimi i alkoolit mund të vrasë virusin COVID-19. Ai nuk e bën këtë”, shkruan OBSH për Evropë.


“Konsumimi i alkoolit paraqet rreziqe për shëndetin, por konsumimi i alkoolit etilik me forcë të lartë (etanoli), mund të sjellë pasoja të rënda shëndetësore, përfshirë vdekjen”, shton OBSH.

Në vend të kësaj, OBSH u bëri thirrje qeverive të zbatojnë masa që kufizojnë konsumin e alkoolit, veçanërisht në vendet në karantinë.

“Në kohën e bllokimit gjatë pandemisë COVID-19, konsumi i alkoolit mund të përkeqësojë ndjeshmërinë e shëndetit, sjelljet e marrjes së rrezikut, çështjet e shëndetit mendor dhe dhunën”, thekson OBSH.

Në dy javët e par a të bllokimit francez, raportet e dhunës në familje u ngritën me më shumë se 30%, zbuloi Ministria e Punëve të Brendshme e Francës.

Shërbimi Kombëtar i Abuzimit në Familje në Britani të Madhe ka vërejtur një rritje prej 25% të thirrjeve dhe kërkesave për ndihmë si pasojë e dhunës në familje për shkak të konsumit të alkoolit.

Sipas OBSH-së, tre milionë njerëz humbasin jetën e tyre çdo vit si pasojë e konsumit të alkoolit, një e treta e të cilëve janë në Evropë. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës

SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës

Botë
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
Kalo në kategori